Si t’i dallojmë të sëmurët mendorë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Ina, 29 vjeçe. Desha t’i bëj një pyetje psikiatres tuaj. Cilat janë shenjat te të sëmurët mendorë? Pse i mbrojnë në psikiatri këta persona dhe a kanë përmirësime atje? Thonë që të sëmurët mendorë quhen të çmendur. A është e vërtetë kjo? Ju lutem, më jepni pak më shumë informacion rreth të sëmurëve mendorë këtë javë në gazetë dhe shpjegoni edhe mënyrat e shërimit të tyre. Thonë që të sëmurët mendorë flasin me vete. Edhe unë flas ndonjëherë me vete, por nuk jam e sëmurë mendore. Ju, çfarë më këshilloni? Shpesh kam frikë se mos çmendem. Pse ndodh ky çrregullim? Pres përgjigje sa më parë nga ju në gazetë pasi unë jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj. Dr. Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: -

Përshëndetje Ina! Nga me - sazhi juaj kuptova që ndiheni shumë e trembur nga termi sëmundje mendore, ndërkohë që ato janë si gjithë sëmundjet e tjera. Nuk është aspak e vërtetë që të sëmuret mbahen në klinikën e psikiatrisë. Edhe në rastet e rëndimit të sëmundjes ata marrin trajtim në klinikë për një kohë të shkurtër dhe i kthehen më pas jetës në komunitet.

- Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik dhe duhet të kujdesemi për të, ndërsa shenjat janë në varësi të sëmundjes. Ju, e dashur Ina, në vend që të frikësoheni, mund të kontaktoni me një psikolog dhe ju siguroj që shumë nga pikëpyetjet tuaja do të marrin përgjigje. Mos hezitoni ta bëni. Ju përshëndes!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.