Ta përsëris vaksinën e alergjisë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, ju përshëndes! Jam një lexuese e rregullt e kësaj rubrike. Që në moshën 10 vjeçare kam patur alergji nga pluhurat. Tani jam 26 vjeçe dhe ky problem ka filluar të më shfaqet përsëri. Kam shenjat që kam patur në atë periudhë, duke filluar nga kullimi i hundëve, kollitja e fortë, skuqja e syve etj. Jam vaksinuar në atë kohë, ndaj doja ta dija nëse duhet përsëritur sërish vaksina?

Dr. Mira Xhixha, alergologe:

- E nderuar lexuese! Nga ajo çfarë kuptova, i bie të jeni alergjike nga pluhurat, por ka mundësi, edhe nga polenet, por për të marrë përgjigjen e saktë nëse jeni vërtet alergjike dhe nuk është ndonjë grip i stinës, do t’ju këshilloja të bëni një konsultë me mjekun specialist androlog. Vetëm pasi të bëni vizitën, do të dalë e qartë diagnoza juaj dhe do të filloni menjëherë mjekimin. Vaksina bëhet vetëm me vendimin e alergologut, pasi ta rivlerësojë gjendjen tuaj shëndetësore. Ju uroj shëndet!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.