Përkujtimore Benit...

Intervista - - POSTA -

Të gjithë e njihnin Arben Kulollin, ose Benin siç i thërrisnin shkurt, me emër të thjeshtë. Pak muaj më parë ai do të ndahej nga rrethi i familjes shokëve e miqve të dashur, duke lënë një pikëllim të thellë. Një ikje e shpejtë, ndoshta pa fjalë, pa shenja që su kuptua. Zemra e Benit, ndali në një moshë gjysmë shekullore për të krijuar një zbrazëti në rrethin e gjerë miqësor, e familjen e tij, që duhet ta kishte gjithnjë pranë, si prind e baba të mirë. Për nënën e dashur, që i hapi padashur një plagë të madhe. Sepse, jeta është kaq e bukur, e në atë vend do të shkojmë që të gjithë, siç thoshte edhe Beni. Beni e krijoi vetë dashurinë e simpatinë e të gjithëve me zjarrin e zemrës së vet, me aq thjeshtësi, sa të mrekullonte në shpirt, i gatshëm gjithnjë për të ndihmuar, i kudo gjendur, me një zë të ëmbël, me fytyren e qeshur ishte portreti moral i një shëmbëlltyre të pastër njerëzore, që smund të harrohet lehtë nga kujtesa e pastër e individëve, e shoqërisë. I pastër në shpirt, në ndjenja, në karakter, sjelje e veprime Beni u kthye në një figurë me të vërtetë të dashur. Mungea e tij do të ndihet, ashtu sikurse edhe zëri i tij nuk harrohet. Sepse, ai mbeti Beni i të gjithëve në çdo zemër të madhe e vogël, i paharruar, si Lulja e bukur e jetës tonë. Do të kemi përherë mall për buzëqeshjen e tij, fjalën e ngrohtë, gjithçka të mirë e të bukur që gëzonte në vetvete. Mungesa e Benit do të ndihet në çdo ditë e vit, si zëri i pastër i jetës të re, i asaj jete që ai e deshi aq shumë. Sepse, edhe vetë jeta e Benit ishte një shembull i veçantë i dashurisë, përkushtimit dhe mirësisë që buronte nga një zemër e dlirë. Respekte, Beni, qofshi të paharruar. Alban Arapi. kujtojnë që je e bukur, kur ndihesh e shëmtuar; të kujtojnë që je e plotësuar, kur ndihesh e thyer; të thonë se je e pafajshme, kur ndihesh fajtore; të tregojnë se cili është qëllimi yt, kur je konfuze. Ka heshtje qe jane dhurate, te tjera qe vrasin e nuk kane kuptim. Ka fjale te drejta, fjale te gabuara, fjale te thena apo te heshtura. Per te mos bere keq. Fjale te pritura, te peshperitura. Ka fjalë, ka heshtje. Nje ‘jam’ e munguar. Nje ‘me vjen keq’ e pa thene. Nje ‘pezullim’ i pambushur. Ka heshtje qe presin mberritjen e nje shpjegimi, per te shuar mundimin e atyre perseve pa kuptim. Jeta s’është e drejtë. Është vetëm më e drejtë se vdekja. L.

Do doja që te mos ishim njohur kurrë sepse ti ke goditur tek unë, ke goditur në zemren time me nje shigjet helmuese e cila na ka mallkuar te dyve e më vjen inat me veten qe nuk të heq nga trutë e kokes e emrin tend kudo e shkruaj. Edhe kur vjen fundi se marr guximin te te them te dua por rri e qaj si nje femij i vogel kur te shoh pran nje vajze tjeter. Unë jam thjeshtë një hajvane qe se ka shoqen perderisa nuk te mbaj pranë vetes perderisa nuk te afroj edhe te te mbaj pranë vetes te mos të të lej të me arratisesh me sikur ben zakonisht. E di cfare është me mirë qe njeri nga ne te dy te ikë nga qyteti sepse hija jote pavarsisht se ti sje me ndjek kudo. Kujtimi yt më bën te trishte me ben qe te urrrej edhe veten kur te shoh ty. Xhina.

Të kam lënë të lirë, nëse kjo gjë të ngushëllon. Për mua është e rendesishme qe te heqesh dore nga disa gjera. T’i lesh ato te ikin. Te clirohesh. Njerezit duhet ta kuptojne qe askush nuk luan me karta te hapura; disa here ne fitojme, disa here humbim. Mos prit te te kthehen te mirat mbrapsht, mos prit vleresim per perpjekjet e tua, mos prit qe gjenialiteti yt te zbulohet apo dashuria jote te kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftesia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është me pjese e jetes sende. Mbylle der- en, ndrysho te dhenat, pastro shtepine, fshiji pluhurat. Lere ate qe ishe pas dhe behu ajo qe je. Këtë gjë bëra dhe me ty. Jam Ajo...

E habitshme si jeta ndryshon.Thua te mbahet lumturia si në fijen e nje peri te forte qe ndoshta nuk keputet lirisht me duar dhe ti je e lumtur, por mund te keputet shume lirisht me gersheren e fatkeqesise dhe jeta merr rrjedhe ndryshe. Po, sigurisht “jeta”, ajo që vazhdon edhe pas stuhive me te veshtira te jetes! Gjepura! E si mund te vazhdoje jeta pa ata personat që të falen jeten dhe sot ti je pa ta. E si mund te vazhdoje jeta me kujtimin më të trishte qe je ndare prej tyre. Si mundet??? E pra, nuk qenka asgjë, sekondat ikin po njelloj, sendet mbeten po të njejtat, vetem zemra, edhe ajo rreh perseri, por jo me te njejtin ritem dhe gezim si me parë!

Të dashura vogelushe, nuk mund t’ju them: “mos qani”, e di qe është e pamundur. Nuk mund t’ju them dot: “beni sikur asgje nuk ka ndodhur”, edhe kjo është e pamundur. Vetem do ju shpjegoj dicka…Jemi pjese e nje bote të eger, sepse vete e beme te tille. Jemi pjese e nje jete budallaqe e cila nuk shuhet edhe pas ketyre padrejtesive. Jemi pjesë e nje jete ku i miri dhe i ligu gjykohen njelloj, ose ky i fundit akoma me mire. Mos u shqetesoni, unë nuk mund te bej asgje dhe ju po ashtu. Vetëm do ju kerkoj te jeni te fortë! Bejini balle kesaj ndodhie, shkeleni te keqen me kembe! Jetoni sikur jeni me ata dhe punoni per t’i bere ata krenare! Mos harroni, prinderit tuaj jane ne qiell dhe bashke me ata ka nje ZOT, i cili vonon, por nuk harron! Sepse mbi te gjitha…ju nuk kishit faj per asgje. Për vogëlushet që më kanë ngelur në mendje... Rexhina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.