Urimeurimeurimeurimeurimeurimeurimeurimeurimeurime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Aty te veglat sportive, te Liqeni i Tiranës, së fundmi kam njohur një vajzë me një emër sa të bukur aq edhe të rrallë: Desantila! Vjen me babain dhe bëjnë ushtrime – po kjo vajzë, vjen me uniformen e ekipit të futbollit: Kukësi. Sepse është lojtare, është kapitene. Të uroj ty, Desantila, po edhe gjithë ekpet. Suksese! Nderon qytetin dhe President Safetin!

- Ose mund ta kem parë vetëm 2-3 herë, ose fare, po Taqo, punonjës i benzinatës aty tek ishEkspozita “Shqipëria – Sot”, këmbëngul që të shkruaj për Melikush Shkurti. Kishte gjetur një portofol, me qindra euro, karta krediti, dokumente. Këmbënguli dhe këmbënguli fort derisa gjeti të Zotin, për t’ia dorëzuar. Ja që paska akoma, si Melikushi! Urime!

- Dihet që jam “tifoz” i emisionit “Portofol” të Teuta Shankut. Po, kur aty flet Alban Zusi, zv/ Minister i Bujqësisë, i hap veshët katër. Ato idetë për formalizimin e bujqësisë më ngrohën shumë. Në fakt, është fjala për një revolucion në koncept! Ju uroj fort, Alban, t’ia dilni mbanë. Të përqafoj!

- Isha te “shtëpia” ime shpirtërore, pra, Fabrika e Mobiljeve “Ardeno” dhe po flisja anglisht me Arditin, djalin e Tonin Alisë, kur bie telefoni i tij. Ishte Vera Grabocka, regjisorja e njohur. Arditi ma kaloi edhe mua. Pasi më pyeti për Shpresën (motrën), e pyeta unë për “Ardenon” dhe Arditin. Janë njerëz të mrekullueshëm. Nuk po i shtoj asnjë presje, e dashur Vera!

- Ble zarfa pa fund, sepse në to fus shkrimet ose librat që ua dërgoj miqve dhe aty te kanceleria, është një vajzë me emrin Nisa. E ëmbël dhe e edukuar si ajo! Dhe, sa bukur ecën! E respektoj vërtet shumë dhe duket, edhe asaj i pëlqen. Të uroj shumë fat në jetë, mikja ime, Nisa!

- Unë që e ndjek jetën sindikale, e di që disa federata janë kot. Vetëm emrin, kryetarin dhe zyrën kanë. Po, për atë Zot, Sindikata e Industrisë, që drejtohet nga Taf Koleci, punon “Non Stop”, për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve, apo punonjësve të hidrocentrave. Të uroj, i dashur Taf, jo pse të kam mik, po se ti ke një “mik” më të madh: Punën. Të fala edhe Kol Nikollit, krye- tarit të K.S.Sh.-së.

- Në fillim, s’u besova syve: Kisha shkuar për të takuar mikun tim Bujar Leskaj, dhe ndërkohë pashë të zbriste shkallëve një fytyrë e njohur. Pavetëdija u vu në lëvizje dhe e pyeta: “Mos të njoh unë ty?” Sigurisht që e njihja mikun tim të vyer, Blerim Shkurtin, dikur shef finance të “Florihen”, tani, punonjës në K.L.Sh. O Zot, sa u gëzova! Nuk e di pse m’u kujtua fjala e popullit “I afti, i zoti në profesion, “bie” gjithnjë në këmbë. “Florihen” nuk ka më, po ka Blerin, një ekonomist kaq i zoti, me formim perëndimor. Urime, miku im! Më hoqe mallin!

- Ta kam thënë dhe prapë ta them, i dashur Tritan Shehu: Më vjen mirë që nuk je i pushtuar nga virusi i militantizmit të sëmurë. Pozicionimi në një krah politik, nuk e përjashton të folurin me argumente, pa grimasa, me argumente. Apo jo, i dashur Tani! Të uroj fort, ty, miku im i vjetër.

- Mikja ime, moderatorja e njohur Bora Zemrani, qenka... shtatzënë. Ma konfirmoi e ëma. O zot, sa m’u bë qejfi! Të uroj të sjellësh në jetë një bebush të bukur, siç je vetë, e dashur Bora.

- U bëmë për mall, i dashur Roland Keta, muaj dhe muaj pa u parë! Ç’bëhet me ty? Se edhe telefonin nuk e hap. Gjithsesi, të uroj gjithë të mirat, miku im deputet!

- E di që je aty te rruga “5 maji”, ti çami aq punëtor dhe fjalëpak, Arben Nuriu. Njeriu ndjen mall për njeriun më të cilin i kanë rënë Turqisë, Stambollit, tej e ndanë. Të përqafoj fort, njeri i mrekullueshëm!

- Ç’të them, unë më për ty, Balushka? Pashë pamjet filmike të dasmës dhe u pataksa! Nuk e di pse të ka dhënë Zoti kaq mirësi, o mikja ime e vyer! Kështu mbeç përherë! Puthe fort Olsin!

- Ëmbëlsira në fund: Të ndjek në daljet e tua sistematike në media, miku im, Arben Malaj. Sidomos këto kohë... Kohët e vjedhjes së bankës. Po ti je aq objektiv. Aq argumentativ. Aq vizionar. Urime, i dashur Arben Malaj!

- Ky urim i thjeshtë, po shumë i sinqertë, shkon për ty, Alqi. Dëshiroj ta kesh kuptuar (ashtu si edhe unë) se ca gjëra të thjeshta si “Mirëmëngjes”, “Mirëmbrëma”, “Ditën e mirë”, “Mirupafshim” janë të vyera sa edhe vetë paraja. Më ngroh shumë që ke shok Tikun, me të cilin kam punuar në fabriken e miellit. Të priftë Zoti ç’ke në zemër, i dashur Alqi, aty te dyqani i Gazit, mikut tonë të shtrenjtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.