Mimoza Krasniqi: S’ka më Big Brother; tani më njihni si biznesmene!

Intervista - - TELEVIZION -

Embani mend Mi mon? Me siguri të gjithë e kujtoni vajzën bukuroshe nga Kosova, njëra prej ishbanorëve të Big Brother. Mimoza ra në sy menjëherë për bukurinë e saj dhe u vendos në qendër të vëmendjes jo vetëm të fansave, por edhe të meshkujve shqiptarë. Por, që pas përfundimit të Big Brotherit, Mimoza sikur u zhduk me magji! Nuk po dëgjonim më të flitej për të, ndaj edhe u bëmë kuriozë… E kërkuam, e gjetëm dhe sollëm për ju një bisedë mjaft të këndshme me të ku nuk mungon nostalgjia e ditëve të kaluara në Big Brother dhe... të rejat e fundit prej saj...

Mia. B: - Mimo, teksa po të flas tani, më vjen ndërmend filmi me kartona për fëmijë, “Duke gjetur Nemon”… Me çfarë je marrë gjatë kohës që i ke munguar publikut, që nga koha e Big Brother?

Mimoza Krasniqi: (Qesh) - Në fakt, kam tre muaj që jam kthyer në Kosovë sepse unë kam jetuar për rreth tre vjet në Tiranë. Atje kam punuar, kam krijuar shoqëri të mirë dhe mund të them me plot gojën që ia kam kaluar mirë.

- Cilat janë të rejat që kanë ndodhur së fundmi në jetën tënde?

-

Të rejat e fundit janë që tani për tani po ushtroj profesionin si një artiste make up-i. Jam në vendlindjen time, pranë njerëzve të mi të dashur. (Buzëqesh)

- Ke hapur sallonin tënd të bukurisë në Kos- ovë. Si u fute në këtë lloj biznesi?

-

Në fakt, unë pasion e kam pas që në fëmijëri. Gjithmonë kam pikturuar sytë, që do të thotë, nuk është se më ka ardhur si ide e papritur, por e kam patur talent gjithmonë.

- Domethënë, tani je në shërbim të së bukurës. Çfarë është e bukura në perceptimin tënd?

-

E bukura është pasuri që të fal Perëndia, nuk e krijon dot vetë. Çdo femër mund të kurohet, të mbahet dhe nëse plotëson këto kritere, do të ndjehet përherë mirë me veten.

- Të kanë thënë që ngjan me Leonora Jakupin tani që je bërë bionde?

-

Në fakt, më thonë emra të shumtë për punë ngjashmërie... (Qesh)

- Cila është këshilla e bukurisë që të ka mbetur në mendje?

-

Këshilla ime e bukurisë është: Pasqyra e shpirtit më

shumë sesa pamja fizike.

- …po ajo që ua thua klienteve të tua?

-

Klienteve të mia u sugjeroj gjithmonë më të mirat e mundshme që të ndjehen sa më mirë.

- Sa herë e kthen kokën pas, çfarë të mungon dhe kujton me nostalgji nga koha e Big Brother?

-

Kujtoj moshën time. Sa e re e sa e padjallëzuar isha! (Buzëqesh)

- Je e kënaqur me Mimozën që është sot?

E kënaqur jam për faktin që s’më mungon asgjë.

-

- Kush është përkrah teje tani?

-

Nuk kam askënd përkrah! E çuditshme, apo jo? Edhe e pabesueshme njëkohësisht, por realisht, jam singëll.

- Si duhet të jetë partneri i duhur për ty?

-

Hëm... Të ketë një shpirt që rrezaton kudo vetëm mirësi, respekt dhe të dhurojë shumë dashuri.

- Cili është personi që të mungon më shumë dhe që i telefonon më shpesh kur je larg?

-

Mami është gjithçka, pa atë nuk bëj dot. Sapo ndahem nga mami, e ndjej mungesën dhe rri gjatë gjithë kohës duke i telefonuar.

- Çfarë të gëzon më shumë kur kthehesh në mbrëmje në shtëpi?

-

Më gëzon ajo ngrohtësia, dashuria që e gjej përherë aty. (Buzëqesh)

- Cila festë festohet më shumë në familjen tënde?

- Festa e Bajramit...

- Gëzuar atëhere! Më trego disa detaje, si e festoni?

- Gëzuar edhe ju! (Buzëqesh) Ne e festojmë shumë bukur sepse mblidhemi e gjithë familja përreth, me një drekë të cilën di ta organizojë mami im në mënyrën më të mirë të mundshme, shkëmbejmë me njëri-tjetrin të rejat e fundit, batuta. Ia kalojmë shumë bukur!

- Çfarë të motivon çdo mëngjes për ta nisur ditën me dëshirë?

-

Motivi im është përherë familja ime, që më jep fuqi të eci para.

- Ke thënë se të pëlqente shumë të merreshe me muzikë. A është ky biznes më fitimprurës se muzika?

-

Me muzikë s’jam marrë dhe s’mund ta di, por biznesi im po ecën mirë.

- Teksa të sheh, të jep përshtypjen e vajzës së ëmbël dhe të qetë. Jam kurioze të di: Çfarë të acaron?

-

Unë jam e qetë si natyrë, por di të jem edhe e egër, kur duhet. Më acarojnë njerëzit që s’e meritojnë miresinë time.

- ...dhe si reagon? -

Asnjëherë nuk reagoj. I shpërfill gjithmonë njerëzit negativë.

- Çfarë gjen për të ndryshuar te vetja?

- Asgjë s’do të ndryshoja, jam e kënaqur me veten time.

- Në çfarë rastesh zgjedh të thuash gënjeshtra?

- Nuk them asnjëherë gënjeshtra që të jenë në dëm të dikujt; mund të gënjej vetëm nëse jam në një pozitë të sikletshme dhe jam e detyruar...

- Personi që ke gënjyer herën e fundit?

-

S’kam gënjyer fare! E habitshme!

- Po të kishe klonin tënd, për çfarë do ta “shfrytëzoje”?

-

( Qesh) Kur isha e vogël, përherë imagjinoja dhe thoja me vete: Sikur të kisha një klon që ta çoja në shkollë ndërsa unë të flija! ( Qesh)

- Rasti i fundit kur të kanë dhuruar lule?

-

Më dhurojnë shpesh. Në fakt, tani që kam hapur edhe biznesin, kam marrë shumë lule.

- Ma merr mendja që merr edhe shumë komplimente... Cili të bën të skuqesh?

-

Marr shumë komplimente, por nuk skuqem asnjëherë. Kur kam qenë më e vogël, skuqesha direkt (qesh), por tani s’më bëjnë përshtypje.

- Çfarë do të ishte një e papritur e bukur për ty, në këtë moment?

-

Të më vinte motra nga Gjermania! Do ishte moment i bukur shumë... (Buzëqesh)

- Kur të flasim prapë bashkë, pas shumë vitesh, çfarë mendon se do të ketë ndryshuar te ti?

-

Mendoj se mund të kem krijuar familjen, deri atëherë; të kem një jetë më të plotësuar.

- Po ajo që do të mbetet e pandryshuar?

- I pandryshuar do mbetet karakteri im.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.