Fiori ofendohet rëndë, publikon ofendimin...

Intervista - - JAVA VIP -

Moderatorja e re e emisionit Fiks Fare, Fiori Dardha është dalluar gjithmonë për shkathtësinë që e karakterizon. Por ja që përveç kësaj, Fiori qenka edhe shumë transparente kur bëhet fjalë për kritikat që i bëhen, ndonëse më shumë se kritikë, kjo e fundit mund të quhet fyerje. “Ti je kokrra e idiotes. Unë nuk e di kush janë ato p... që ta dhanë shansin me e zgjeru audiencën tënde hajvaneske”, ka qenë njëri nga komentet më ofendues bërë asaj nga një vajzë. Dhe, reagimi i Fiorit ka qenë shumë i qetë e ironik, duke i uruar vajzës mirëseardhjen në audiencën e saj. Për Fiorin nuk është hera e parë që merret me televizion pasi ajo prej vitesh ka qenë pjesë e televizionit, madje edhe me emisione tepër pikante, ndaj, kush më mirë se ajo, di të menaxhojë të tilla situata?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.