Arbana irritohet!

Intervista - - JAVA VIP -

Moderatotja e njohur Arbana Osmani prej kohësh e ka bërë të ditur, madje duke e theksuar vazhdimisht se nuk ka asnjë faqe të sajën në Facebook apo në ndonjë rrjet tjetër social përveç Instagramit, por fansat, dashamirësit apo dikush tjetër që i pëlqen të luajë me emrin e saj, kanë hapur faqe në emrin e Arbanës. Por jo vetëm kjo; ata tashmë e kanë nxjerrë faqen në shitje. Arbana është njoftuar menjëherë për këtë veprim dhe ka reaguar në Instagram duke ripërsëritur se nuk ka asnjë faqe në Facebook që e menaxhon ajo vetë. Kështu, ajo demaskoi të gjithë ata që përdorin dhe keqpërdorin emrin e saj duke u përpjekur të nxjerrin edhe fitime. Arbana së fundi është tërhequr nga televizioni për shkak të shtatzanisë, që ne i urojmë t’i shkojë sa më mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.