Më kërcënojnë në Facebook!

Intervista - - SPECIALE -

Teksa takon Etionin, pret të takosh edhe mikun e tij më të mirë, Obamën... Para se të mendoni se po flasim për Presidentin e SHBA-së, po ju sqarojmë se Obama është qeni që mban titullin kampion në gjithë Ballkanin, pasi të gjitha ndeshjet që i ka realizuar deri tani, i ka fituar. Gjatë bisedës, Etioni na tregon shumë gjëra rreth Obamës, kujdesin, disiplinën, trajnimin e tij, madje edhe detaje shumë interesante. Kjo është një intervistë ndryshe nga të tjerat, ku pas çdo pyetjepërgjigje të përfshin kurioziteti për të mësuar edhe më shumë rreth qenit më të famshëm në Shqipëri e më gjerë... Obamës.

Mia. B: - Etion, të kemi ftuar në këtë intervistë për të na treguar më shumë për qenin tënd të rrallë, që po aq të rrallë ka edhe emrin... Obama! Si u “njohët” ju të dy?

Etion: - Unë e kam ndjekur Obamën hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje. Në një ndeshje, nuk doli mirë dhe i zoti tentoi të ma shiste. Që aty, e mora unë…

- …dhe ç’të bindi ta merrje pikërisht pas ndeshjes që humbi?

- Arsyeja e vetme ishte se atë qen e mbanin shumë keq, e ushqenin me bukë thatë... Mendova: “Pse të mos e marr unë dhe të kujdesem më shumë për të?”. Që në momentin që vendosa ta merrja, e kisha një parandjenjë se ai do të bëhej një qen jo si të gjithë të tjerët...

- Sa vjet ke që e mban?

- Kam dy vjet që e kam marrë dhe Obama tani është 6 vjeç.

- Ishte kjo edhe arsyeja pse e quajte me një emër të pazakontë: Obama?

- Pronari i parë që e ka patur, ia kishte vënë merin Rocky (në ngjashmëri me Rocky Balboa), por me kalimin e kohës, tifozët e thërrisnin Obama dhe ashtu i mbeti...

- Nëse do të takoje Obamën e vërtetë me qenin përdore, si do t’ia prezantoje?

- (Qesh) Nëse do të takoja Obamën, do t’i thoja: “Ashtu siç jeni ju një njeri i madh, ashtu ia kam vënë emrin edhe unë qenit”. S’besoj se një person si ai do ta merrte për ofendim. Edhe Obama është dashamirës i qenve.

- Ka Obama ndonjë shoqe me emrin Mishel?

- Po. (Qesh) Unë kam dy qen të tjerë femra dhe, kur këto dy femrat ziheshin, Obama mbronte femrën me emrin Mishel. Me këtë gjest, ai tregonte se preferonte atë.

- Etion, si e përfshive Obamën në ndeshje qensh?

- Ka qenë i përfshirë në ndeshje, por nuk ka qenë në duar të sigurta, e kishin marrë njerëzit e gabuar. Unë, thjesht, vazhdova ta mbaja të përfshirë.

- Çfarë gjen interesante në ndeshjen mes dy qensh që përgjaken e mbase edhe ngordhin?

- Interesant është fakti që ti i ke kushtuar shumë kohë duke u kujdesur për të dhe në njëfarë mënyre, shpërblehesh. Pastaj, edhe ndeshja është më e pastër se ka ndeshje me qen që janë shumë të parregullta e të cilat as nuk i

sheh dot.

- Cilat janë rregullat që mbizotërojnë në ndeshje të kësaj natyre?

- Po të them tri rregullat kryesore në lojë:

Rregulli numër 1: Nëse qeni pas kafshimit ndjen dhimbje dhe qan, ndeshja ndërpritet.

Rregulli 2: Ndeshja ndërpritet kur qeni e lë ndeshjen vetë, ikën.

Rregulli 3: Kur qeni nxjerr dhëmbët, tregon që nuk është në nivelin e kundërshtarit, është më i dobët. Edhe këtë herë, ndërpritet ndeshja.

- Nëse Obama humb një ndeshje të rëndësishme për ty, e dënon?

- Absolutisht jo. Ky lloj sporti, normal ka edhe humbje, edhe fitore. Obamën nuk e çoj kurrë të papërgatitur. Nuk e kam nënvlerësuar asnjëherë kundërshtarin.

- Nëse, larg qoftë, do ta humbisje Obamën në ndonjë prej tyre, do të hiqje dorë apo do të gjeje ndonjë qen tjetër?

- Mbase... mbase edhe do t’i lija ndeshjet, sepse qen si Obama s’do gjej kurrë.

- Kur fëmija i tyre zihet me dikë, prindërit janë gati të përveshin mëngët mes tyre. Ti, je kapur ndonjëherë fizikisht me kundërshtarin që mbante qenin, pasi ai ka dashur të luajë një lojë të pandershme?

- Kanë tentuar ta bëjnë, por nuk e kanë bërë dot. Obamën e kam si pjesëtarin e familjes dhe nuk kam toleruar që tek ai të bëjnë të tilla gjëra, kështu që situata nuk ka shkuar deri në konfrontim fizik. Deri tani, jo...

- Sa ndeshje numëron Obama?

- 18 ndeshje, të gjitha me fitore dhe në këto fitore është ndeshur edhe me kampion rusie dhe më nënkampion bullgarie. Ky është edhe rekordi i tij.

- Sa është çmimi për një ndeshje?

- Vetëm se kundërshtari ndeshet me Obamën, ai jep 100 euro. Nëse dikush e ka qenin pa emër, të panjohur, jep 1000 euro si fillim vetëm se do të ndeshet me Obamën. Por, është më i rëndësishëm emri sesa paratë...

- Përballesh me frikën se mund t’i bëjnë diçka nga xhelozia?

- Po, madje më sjellin edhe kërcënime në Facebook se do ta mbysim. Kundërshtarët janë ata që kërcënojnë.

- Para disa ditësh i ke bërë edhe një trajnim duke eksploruar vende të ndryshme, kryesisht lartësi malesh. Si e trajnon ndryshe?

- Ajo ishte thjesht për nxehje! (Buzëqesh) Trajnimet e tjera janë sekrete, përfshi këtu edhe ushqimin. Mund të them vetëm që e ka çdo gjë natyrale, pa doping dhe këto gjërat e tjera që janë të ndaluara. Vetëm për trajnimin e tij janë marrë dy kuaj, një fuoristradë dhe një motorr. Këto tre objekte janë në dispozicion vetëm për trajnimin e Obamës.

- Fjala e urtë e preferuar ku përmendet qeni...

- Përmend qenin, bëj gati shkopin.

- Ka ai ndikimin e preferencat e tij në marrëdhëniet e tua me vajzat?

- (Qesh) Me vajzat ai është shumë xhentil. Edhe nëse një vajzë e ngacmon apo e mërzit, ai prapë nuk bëhet i egër ndaj saj. Vajzat i do shumë. (Buzëqesh) Obama i ka inat njerëzit negativë, e ndjen cili person është i tillë. Madje, edhe kur ikim me çunat në ndonjë takim biznesi, marr Obamën me vete sepse ai e kupton menjëherë nëse personat në fjalë janë negativë, mashtrojnë.

- Si të duken parada apo kompeticione të llojit: “Qeni më i bukur”, me ata qentë e vegjël të bardhë me stilime nga më të ndryshmet dhe me fjongo?

- Bukur, por do të ishte akoma më bukur nëse s’do të kishte më ndeshje me qen, por kompeticione të tilla sepse do të isha i sigurtë që Obama do të fitonte. (Buzëqesh)

- Çfarë planesh ke për të në vazhdim?

- E kam ëndërr që ai të më lërë një

trashëgimtar, siç është vetë...

- Shuma më e madhe që të kanë ofruar për ta blerë qenin?

-

Nuk kanë tentuar asnjëherë të ma kërkojnë apo të më ofrojnë shuma për ta blerë qenin sepse e dinë që unë nuk e shes Obamën. Jam shumë i lidhur me të dhe nuk do ta shisja kurrë. E dua shumë.

- Nëse sheh një qen të braktisur në rrugë, çfarë bën?

- Unë vetë kam nëntë qen në shtëpi dhe, të jem realist, nuk kam tentuar të marr një qen që e shoh në rrugë, por sa herë që shoh qen të tillë në rrugë, i ushqej. Madje në lagje kam një qen sharri të cilin e ushqej gjithmonë. Edhe kur kthehem nga ndonjë festë, atij ia sjell racionin dhe ia lë aty. I dua shumë kafshët.

- Çfarë u thua personave që e kundërshtojnë këtë lloj sporti?

- Mendoj se këta persona duhet ta njohin më mirë këtë lloj sporti; kur e provon vetë, është shumë më ndryshe. Dhe, nuk mund ta bëjë çdokush këtë sport sepse është shumë i shtrenjtë.

- Ku është Obama tekanjoz e ku, kokëfortë?

- Tekanjoz është tek ushqimi. Ushqimi i tij i preferuar është pula, gjithmonë duke ia shoqëruar me ushqimin e tij special, por nëse vetëm ia hedh ushqimin dhe ia lë tek ena e tij, nuk e ha sepse do që t’i qëndrosh aty afër ose duhet ta ushqesh vetë, duke ia hedhur pak nga pak. Kjo e fundit është shumë e theksuar tek Obama. Ndërsa kokëfortë... Ka momente kur shtrihet dhe nuk do që të çohet. Në atë moment, ti je i detyruar ta çosh vetë me zor. Nuk ka qejf të futet në kolibe, i pëlqen shumë të bëjë vrap dhe dita kur nuk bën trajnimin, është dita më e mërzitshme për të.

- Cila është gjëja që nuk e duron dot?

- Ndonjë ushqim special që ai është i detyruar ta hajë, por nuk e ha dot dhe ia japim me zor.

- Gjesti i tij më heroik?

- Në fakt, Obamën nuk e lë të lirë në terren që të ketë mundësinë të bëjë ndonjë akt heroik. Akt të bukur do të quaja momentin kur fiton dhe në fund të ndeshjes, i lejon të tjerët ta ngrenë lart.

- Si reagon në raport me qen të tjerë, qoftë në realitet, qoftë në televizion?

-

Sa herë sheh qen në televizor apo u dëgjon zërin te boksi, reagon, afrohet fiks në drejtimin nga vjen zëri. Qentë e vegjël, nuk i ka qejf. Nuk i kafshon, por thjesht u kthen kurrizin. Miqësohet shpejt me qentë e tjerë të cilët nuk i tregojnë shenja agresiviteti.

- I kupton dhe u bindet ai luhatjeve të tua të humorit?

- Po. Për shembull, kur sheh që jam në ndonjë moment gëzimi, gëzon edhe ai. E ndjen këtë gjë. Kur unë jam me nerva, ai e kupton dhe thjesht ul veshët e kokën. Ose, nëse ndodh që ndonjë mikun tim ai nuk e pëlqen, e pëlqen vetëm për të më bërë qejfin mua dhe e lë ta përkëdhelë.

- Përveç faktit se flitet goxha për të, Obama ka qenë një nga figurantët më të veçantë në klipin “Më e Mejra” të Stines. Është prenotuar

për klipin e radhës?

- Ma kanë kërkuar për shumë klipe, por me thënë të drejtën, nuk e jap. Ua jap vetëm atyre me të cilët kam relata. Obama do jetë sa herë të kërkohet në klipet e Stines dhe të GBMC-së...

- Po për vetë Etionin, ç’do të më thuash?

- (Buzëqesh) Unë menaxhoj lokalin tim, si dhe merrem me sport, drift e gara me makina. Kam bërë shpesh drifte te Sheshi Nënë Tereza dhe jam një ndër më të mirët në këtë lloj sporti. Madje, së shpejti, do të kemi një mega drift.

ti?

- A është i rrezikshëm ky lloj spor-

- Po, shumë i rrezikshëm. Unë, njëherë të vetme kam bërë aksident, atëhere kam qenë fillestar. Për shembull, sot s’do ta bëja kurrë atë lëvizje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.