Mahiri zbulon lidhjen e Jasinit me Songulin

Intervista - - TELENOVELA -

Policia arreston personin me emrin Tahir Sojli, siç edhe është dhënë urdhëri dhe Mahiri e Feridja janë të lumtur që më në fund lutjet e tyre u plotësuan, por kur shkojnë në komisariat, ata shohin se personi i arrestuar nuk është Turguti. I marrë në pyetje, burri në fillim mohon se e njeh Turgutin, por pastaj e pranon se kishte marrë para nga ai, vetëm që të përdorte ato dokumente. Kështu, ata mësojnë se të paktën, Turguti nuk ka dalë nga kufiri dhe se kanë edhe një shans të dytë për ta kapur.

Turguti i telefonon Mehmetit, për t’i treguar se çfarë ka ndodhur dhe për ta pyetur nëse ka qenë ai që e ka shitur te policia. Mehmeti përpiqet ta qetësojë. Turguti i mbyll telefonin dhe shkon të fshihet në një shtëpi të braktisur.

Nexhdeti po punon me Sinanin për marrjen e ngarkesës së re… Ilknuri nis punën në zyrën e Erdalit, i cili mrekullohet nga aftësitë e saj. Ajteni shkon ta takojë Nexhdetin në kazino dhe i thotë se e ka mashtruar kur i ka thënë se Turguti ka vdekur. Nexhdeti i betohet se do ta vrasë atë me duart e veta.

Mahiri shkon të takojë të atin e Turgutit, për të mësuar më shumë për këtë të fundit, por Iskenderi e kupton se kush është Mahiri në të vërtetë dhe i kërkon të ikë. Në momentin që ai del, Iskenderi pëson një atak dhe Mahiri e shpëton. Ndërsa ky i fundit ikën, infermierja i thotë se Iskenderi i kërkon të kthehet sepse ka diçka për t’i thënë...

Turguti flet sërish me Mehmetin, i cili i premton se do të gjejë një mundësi ta nxjerrë jashtë shtetit nëpërmjet detit, por vjen Feridja dhe ai e shkëput bisedën. Mehmeti përpiqet të mësojë nga e bija nëse ka ndonjë të re në lidhje me Turgutin... Ajo i thotë se është e bindur që Turguti është fajtor dhe se mbrohet nga njerëz shumë të fuqishëm që ajo do të gjejë cilët janë dhe do t’i nxjerrë para gjyqit! Sinani i kërkon ndihmë Kerimes për ta marrë Feriden me pushime dhe Kerimja pranon ta ndihmojë.

Sinani vjen në shtëpinë e Ferides dhe hedh idenë që të vënë një lajmërim për dhënien e një shpërblimi për atë që do të gjejë Turgutin. Feridja thotë se është ide e mirë dhe se do të japë të gjitha paratë e veta, po të jetë e nevojshme. Mehmetit nuk i pëlqen aspak kjo ide...

Iskenderi i tregon Mahirit se sa është munduar ta rrisë Turgutin ashtu siç duhet dhe se tani ka frikë të flasë për të sepse Turguti është i aftë të bëjë gjithçka. Iskenderi i thotë se një mënyrë për ta nxjerrë Turgutin nga atje ku është fshehur, është të nxjerrin një lajmërim sikur Iskenderi ka vdekur. Ai i thotë se me siguri, Turguti nuk do të vijë sepse e do të atin, por sepse do të provojë kënaqësinë duke e pështyrë në fytyrë dhe duke e parë atë të vdekur, pasi kjo është dëshira e tij më e madhe.

Iskenderit i kujtohet se sa keq sillej Turguti me të kur e takonte...

Feridja e falënderon Sinanin për idenë, por ai i thotë se bën mirë ta lajmërojë më parë kur i thotë së ëmës se mes tyre gjërat nuk shkojnë mirë, pasi e ëma ka nisur të dyshojë se ajo takohet me Mahirin...

Feridja, Jasini e Mahiri takohen së bashku dhe Feridja u tregon për idenë e Sinanit, gjë që e bën xheloz Mahirin. Ata vendosin që edhe lajmi për vdekjen e Iskenderit të botohet në gazetën e së nesërmes.

Ilknuri shkon të takojë Bulentin për t’i thënë se të birin e ka marrë malli për të, por ai e trajton shumë keq. Më në fund, Bulenti i premtonm se do të shkojë të nesërmen në orën nëntë për të takuar Nazifin e vogël.

Nexhdeti së bashku me Selimin vjedhin kamionin me ngarkesën dhe Nexhdeti qesh me mendimin se çfarë mund Mahiri zemërohet dhe i thotë se është shumë e vogël për këto gjëra. Ai e pyet se kush ia ka dhënë unazën, por ajo nuk flet. Atëhere Mahiri thotë se e merr me mend se kush e ka bërë këtë dhe ikën nga shtëpia si furtunë... Songuli e ndjek nga pas.

Mahiri shkon te dyqani dhe nis t’i bërtasë Osmanit, duke menduar se ka qenë ai që ia ka dhënë unazën Songulit. Songuli i lutet të mos e rrahë Osmanin, por Mahiri e pyet këtë të fundit nëse ia ka dhënë ai unazën Songulit dhe ai thotë se po. Atëhere Mahiri e përzë nga dyqani.

Mahiri, i mërzitur me Songulin del nga shtëpia dhe shkon të takojë Jasinin, të cilit i tregon gjithë çfarë ka ndodhur dhe “tradhtinë” e Osmanit. Atëhere Jasini i thotë se Osmani nuk ka asnjë faj dhe se unazën ia ka dhënë ai Songulit, sepse e dashuron! Mahiri zemërohet dhe ikën nga shtëpia të kërkojë Osmanin. Ai i kërkon të falur dhe e merr sërish me vete në dyqan, ku ata e kalojnë natën të dy...

Jasini i kërkon Ferides të takohen për t’i treguar se çfarë ka ndodhur mes tij e Mahirit dhe për t’i kërkuar asaj ndihmë.

Nexhdeti lihet i lirë, por në mes të rrugës dhe i duhet të shkojë në këmbë në shtëpi. Kur shkon atje, ai e gjen Nurtenin dhe Ajtenin në rrugë. Kjo i thotë se një burrë ka ardhur dhe i ka nxjerrë nga shtëpia, duke u thënë se kjo nuk është më shtëpia e tyre.

Turguti flet sërish me Mehmetin, i cili i thotë se ka përgatitur gjithçka që të niset po atë mbrëmje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.