Vdes babai i Monserratit

Intervista - - TELENOVELA -

Hoakini vjen në shtëpi, ku takon të bijën. Ai i kërkon Amelias të shkojë në dhomën e gjumit, pasi do të diskutojë me Hoze Luisin. Anxhelika i bërtet të atit se nuk do të martohet me atë. Për t’u hakmarrë ndaj së motrës, Dimitrio i tregon babait të tij se Monserrati nuk ka ardhur ta takojë pasi Alehandro e ka përzënë nga shtëpia, ngaqë ajo e ka tradhtuar.

Kumbara e Anxhelikës e kërcënon Hoakinin se do të bëhen armiq nëse fijania e saj nuk do të jetë e lumtur me Hoze Luisin. Pas asaj që i tha Dimitri, Lauro shkon në fermën Almonte për të mësuar të vërtetën në lidhje me vajzën e tij. Atje, Maria i tregon se Graciela ka qenë dashnorja e Don Benhaminit, pastaj Alehandro ia thotë në sy se Monserrati e ka tradhtuar me Hoze Luisin, i cili është babai i fëmijës që ajo po pret. Pas marrjes së lajmeve të tilla, Lauro pëson infarkt dhe bie përtokë...

Dimitrio është i mërzitur për shkak të të atit dhe Graciela përpiqet ta ngushëllojë. Alehandro tregon se si i ra infarkti Lauros, pasi ai i tregoi se Graciela kishte qenë dashnorja e babait të tij dhe Monserrati e fajëson për vdekjen e babait të saj. Më vonë, Graciela e këshillon Monserratin të përfitojë nga kjo situatë për të rregulluar marrëdhëniet me të shoqin, por kjo e fundit i thotë se nuk do që ta shohë më, pasi ai i ka vrarë babain! Në funeral, Graciela i tregon së bijës se Hoze Luisi po martohet me Anxhelikën...

Kapiteni Robledo informon Hoze Luisin se Alehandro nuk ka qenë përkrah Monserratit në funeralin e babait të saj. Hoze Luisi sh- kon të takojë Monserratin, por Rozario nuk e lejon. Karlota informon Gracielën, e cila zemërohet. Ndërkohë, Monserrati takohet me Hoze Luisin në plazh dhe i tregon atij se Alehandro e di identitetin e tij të vërtetë...

Dimitrio kërkon Alehandron dhe i tregon atij se Monserrati do të shkojë të flasë me të dhe ai duhet ta dëgjojë. Ndërkohë, Karlota e këshillon mbesën që të lërë mënjanë krenarinë dhe të mendojë për fëmijën e saj, pasi në fund të fundi, do të jetë ai që do të vuajë.

Monserrati shkon tek Alehandro me hallën e saj dhe e urdhëron Marian që të thërrasë Alehandron. Rozario kërkon Alehandron, por gjen Viktorin dhe i thotë atij të shkojë e t’i thotë Alehandros se po e kërkon e ëma... Ai habitet nga fjalët e saj. Alehandro paralajmëron Marian se nëse ai vendos të kthehet në fermë, nuk do të jenë bashkë. Refugio e këshillon Hoze Luisin të rregullojë jetën e tij...

Adolfo kërkon Dimitrin për t’i dhënë dhuratën e dasmës, i thotë se tashmë mund të shkojë në Brazil, ose të shkatërrojë jetën e tij duke u martuar me Jozefinën. Të gjithë të ftuarit janë në dasmën e Jozefinës dhe Dimitrit. Ndërkohë një tragjedi është gati të ndodhë diku tjetër. Hoze Luisi po martohet me Anxhelikën, por Hoakini, që nuk do që fëmija i tij të martohet me një kriminel, është gati ta qëllojë atë me pushkë. Më vonë, Jozefina flet para të gjithë të ftuarve, duke u thënë se edhe një herë tjetër Dimitri nuk ka ardhur në dasmë dhe e ka poshtëruar atë... të bëjë Sinani kur ta marrë vesh këtë. Ata e çojnë ngarkesën në një magazinë dhe vazhdojnë të gëzohen derisa vjen policia dhe i arreston... Nexhdeti dhe Selimi çohen me kokën mbuluar në një vend ku po i pret Sinani dhe atëhere Nexhdeti e kupton se në të vërtetë, ata që e morën, nuk ishin policë, por njerëzit e Snanit. Ky i fundit nis ta rrahë Nexhdetin duke i thënë se i kishte dhënë një mundësi që ai nuk kishte ditur ta shfrytëzonte. Sinani merr armën dhe Nexhdeti i lutet të mos e vrasë...

Mahiri dhe Feridja vazhdojnë lidhjen e tyre dhe mendojnë për të ardhmen dhe për fëmijët që do të lindin.

Nazifi bëhet kurioz për personin që viziton Daljanin dhe përpiqet të kuptojë se çfarë po i fsheh ai. Mahiri shkon në shtëpi dhe i thonë se Songuli është shumë e mërzitur dhe është mbyllur në dhomë. Ai shkon në dhomën e saj dhe e gjen në gjumë. Ndërsa po e mbulon, sheh se ka një unazë në dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.