1. Videoja seksi e Igi Azaleas

Intervista - - INTIMITET -

Kohët e fundit kemi dëgjuar plot raste të VIP-ave, fotot apo videot e të cilëve janë hedhur në internet, pa lejen e këtyre të fundit. Tani flitet se edhe këngëtarja australiane, Igi Azalea, ka një video të tillë me ish-të dashurin e saj. Ajo vetë e ka përgënjeshtruar, por lajmi është dhënë nga drejtuesi i Vivid Entretainment dhe producenti i filmave porno, Stiven Hirsh, më 11 shtator. Ai ka shpjeguar se e ka kontaktuar rrepisten 27 vjeçare për të lidhur një kontratë disa milionë dollarëshe, me qëllim shpërndarjen e videos së saj seksi. Sipas tij, kjo video do të kishte po aq sukses sa ajo e Kim Kardashianit apo Paris Hiltonit. Igi Azalea, e cila aktualisht është e lidhur me lojtarin e NBA-së, Nik Jung, ka nxituar të shprehet në Twitter, duke pohuar se nuk kishte video seksi dhe “kushdo që publikon, ose kërkon të nxjerrë përfitime nga momentet intime të dikujt, pa pëlqimin e tij, është një kriminel seksual”.

P.S. Pak ditë më vonë nga ky publikim në Twitter, avokatët e Igi Azaleas kanë kontaktuar sitin e internetit për të shpjeguar se mbase bëhet fjalë për një video të saj, në kohën kur këngëtarja ishte minorene. Të paktën, kështu do të evitohet shpërndarja e videos!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.