3. 100 kuqot më seksi të botës luftojnë paragjykimet

Intervista - - INTIMITET -

Djemtë flokëkuqë kanë qenë gjithmonë të diskriminuar përsa i përket fizikut të tyre, në krahasim me brunët apo biondët. Pikërisht për të reaguar kundrejt këtyre paragjykimeve të trishtuara, artisti britanik, Tomas Najts ( edhe ai, kuqo), ka hapur ekspozitën fotografike “RED HOT”, më 3-14 shtator, në galerinë BOSI të Nju Jorkut. Parimi i saj është i qartë dhe i dukshëm: Të tregojë se edhe kuqot mund të jenë shumë seksi, me fotot e 100 prej tyre, përzgjedhur nga të katër anët e botës. “Neve na kanë shtyrë të mendojmë se burrat kuqo simpatikë nuk ekzistojnë, ndërkohë që ka plot të tillë, ka shpjeguar autori në gazetën “DailyMail”. Në përgjithësi mendohet se është turp të shoqërohesh me një kuqo, ndërkohë që është e kundërta për një femër flokëkuqe. Njerëzit men- dojnë se femrat flokëkuqe janë shumë seksi, të zjarrta, femra fatale, ndërsa për burrat mendojnë se nuk janë burrërorë dhe joshës”.

Në një studim britanik të kohëve të fundit, doli se 90% e burrave flokëkuqë kanë vuajtur nga keqtrajtimi për shkak të ngjyrës së flokëve të tyre. Tomas Najts, pas disa vitesh që i lyen flokët biondë nga “turpi”, ka vendosur të militojë në favor të flokëkuqëve. “Projekti im është të evitoj që gjëra të tilla të ndodhin ende; dua që burrat flokëkuqë të kenë besim në vetvete dhe të ndjehen mirë me ngjyrën e flokëve të tyre”. Është kri- juar një sit interneti për shitjen e një kalendari 20142015, me qëllim që fitimet t’u shërbejnë shoqatave që luftojnë kundër ngacmimeve dhe për prodhimin e produkteve që janë klasifikuar “red hot”, si bluza, shampo, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.