2. Ku është vagina?

Intervista - - INTIMITET -

Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga shoqata britanike që lufton kundër kancerit, “The Eve Appeal”, ka dalë me një rezultat shokues: Gjysma e femrave të moshës 26-35 vjeçare, të marra në pyetje, ishin të paafta të tregonin se ku ishte vagina në një vizatim mjekësor të sistemit riprodhues femëror, ndryshe nga shumica e grave të moshës 66-75 vjeçare. Surpriza ka qenë e përgjithshme kur ky rezultat është publikuar në një revistë shkencore me rastin e muajit të sensibilizimit ndaj kancereve gjinekologjike. Sidomos kur mësojmë se 40% e vajzave të moshës 16-25 vjeç e quajnë atë “vendi”, pasi 65% e kanë problem të përdorin fjalën “vaginë”, apo “vulvë”, edhe kur flitet për shëndetin. Kështu, ndryshe nga sa mund të mendohet, megjithëse shoqëria është bërë më e hapur, gratë nuk flasin me hapur për gjinekologjinë. Një në pesë vajza ishte e paaftë të njihte simptomat e pesë kancereve gjinekologjike, si ai i vezoreve, vaginës, vulvës, qafës së mitrës dhe mitrës.

Helena Morrisei, presidentja e shoqatës është shprehur në “DailyMail” se do të dëshironte që gratë të flisnin më hapur për këto gjëra “Të kuptuarit e simptomave të një kanceri mund të shpëtojë jetë, prandaj ne i nxisim gratë gjatë këtij muaji të sensibilizimit ndaj kancereve gjinekologjike, të flasin më hapur për këto gjëra shumë jetësore”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.