4. Burrat më të bukur janë edhe më pjellorë

Intervista - - INTIMITET -

Një studim i çuditshëm i Universitetit të Valencias, në Spanjë, i publikuar në revistën “Evolutionary Biology”, tregon se mund të zbulojmë cilësinë e spermës së një burri thjesht... duke parë fytyrën e tij. Studiuesit vrojtuan cilësinë e spermës së 50 burrave, të cilët një grup burrash e grash i kishin vlerësuar duke u nisur nga dy kritere: Sharmi dhe burrëria e tyre. Ata vunë re se burrat që kishin marrë më shumë pikë për nga joshja, kishin edhe një cilësi sperme më të mirë, ndërsa ata që ishin më burrërorë, sidomos ata që kishin fytyrë më të gjerë, kishin spermë me cilësi më të dobët. Arsyeja pse ndodhte kjo ishte mbase niveli më i lartë i testosteronit te burrat e ashtuquajtur “burrërorë”, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës. Megjithatë, të mos harrojmë se studimi është bërë vetëm me 50 burra, prandaj nuk mund të përgjithësohet në shkallë të gjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.