5. Vasalxheli, kontraceptivi i ri mashkullor pritet të dalë më 2017-n

Intervista - - INTIMITET -

Vasalxhel është një xhel kontraceptiv i menduar nga Fondacioni Parsemus, një OJQ amerikane jofitimprurëse, që merret me novacione në fushën e mjëkësisë. Në komunikatën e publikuar më 4 shtator, organizata shpjegonte se si përdoret ky produkt: “Vasalxhel është një hidroxhel polimer që injektohet në kanalin e spermës dhe bllokon spermatozoidet. Procedura është e shpejtë dhe krahasohet me një vazektomi pa bisturi, vetëm se mjeku injekton xhel në kanal, në vend që ta presë atë”. Pas disa testeve të bëra te lepujt, organizata e ka testuar në tre babuinë për 6 muaj rresht dhe shpjegon në komunikatën e saj: “Ne vendosëm t’i jepnim çdo mashkulli babuin mundësinë të shkojë me femra, për t’u siguruar se asnjëra nuk do të mbeste shtatzënë. Para një muaji, çdo babuin u vendos në një vend të mbyllur me 10-15 femra secili. Lajmi i mirë është se deri tani, asnjëra nuk ka mbetur shtatzënë, por ne do t’i lëmë me femrat edhe disa javë, për të qenë të sigurtë”. Mbetet pra që ilaçi të testohet te njerëzit, para se të hidhet në treg, andej nga viti 2017. Çmimi do të jetë pak i lartë, por më pak se një sterile, që në SHBA kushton afro 800 $ dhe organizata shpreson te dhurimet e njerëzve për të zhvilluar këtë projekt të cilin e kanë refuzuar laboratorët e mëdhenj.

Megjithatë, çëshja e kontraceptivit mashkullor krijon problem edhe në nivelin e mentaliteteve: Sipas një sonazhi të bërë më 2012-n, nëse 61% e burrave thonë se janë gati të marrin një pilulë kontraceptive, vetëm 40% e grave 18-24 vjeçe janë gati “t’ua transferojnë këtë përgjegjësi”, burrave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.