Seksin e fëmijës duan ta zbulojnë gratë e paarsimuara

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

ITALI, SPANJË DHE NË PJESËN MË TË MADHE TË EUROPËS

Jepni dy puthje të lehta, në fillim djathtas dhe pastaj, majtas. Nëse nuk e njihni mirë personin tjetër, preferohet një shtrëngim dore. Kjo është sjellja standarde për shumicën e vendeve evropiane.

FRANCË Atje puthja quhet “biz” dhe bëhet dy ose tre herë. Zakonisht, puthen në faqe burrat me gratë, ose gratë me gratë, por jo burrat me burrat, të cilët i japin dorën njëritjetrit. Puthje jo vetëm me njerëzit e familjes, por edhe me shoqërinë, por herën e parë, kur prezantohesh, thjesht jep dorën.

BRAZIL Gratë të përshëndesin me një puthje më shpesh se burrat. Në Rio të japin dy puthje, por numri i puthjeve ndryshon nga një në tre, sipas zonave. Gratë beqare e kanë zakon të puthin tri herë, edhe në zonat ku rregulli është me dy puthje.

ARGJENTINË Jugamerikanët njihen për afërsinë e tyre, edhe me të saponjohurit. Mund ta përqafoni pra, tjetrin, por jo një përqafim i fortë. Vetëm një puthje në faqen e djathtë.

AUSTRALI Një shtrëngim dore dhe një “G’day” (Përshendetje) janë standarte në takimin e parë, por miqtë më të ngushtë mund të puthen një herë në faqe.

TAJLANDË

Përkulja me duart e bashkuara po del jashtë përdorimit tani, duke u zëvendësuar nga dhënia e dorës, që është më moderne. Megjithatë, në situata më formale, përkulja e kokës tregon respekt.

SHBA Një shtrëngim dore është i mjaftueshëm, ose një prekje grusht me grusht. Së pari, sepse kështu merrni më pak mikrobe dhe së dyti, sepse kështu ka thënë Obama!

Studiuesit morën në pyetje 182 gra shtatzëna, nga të cilat, dy të tretat e njihnin seksin e fëmijës së tyre, duke studiuar aspekte të personalitetit të tyre, si edhe çfarë mendonin për rolin e sekseve dhe pritshmëritë për të qenë prindër të përkryer. Nga studimi rezultoi se gratë që zgjidhnin të njihnin seksin e bebes ishin më pak të arsimuara, kishin më pak të ardhura dhe ishin në përqindje më të madhe beqare se gratë që nuk e dinin. Studiuesit gjithashtu zbuluan se gratë që kishin standarde të larta dhe jo realiste për rolin e prindit në edukimin e fëmijës ishin ndër ato që donin të dinin seksin e fëmijës. Ndërkohë, gratë me mendje të hapur, kureshtare, të pavarura dhe që mendonin se të dy prindërit duhet të ndanin detyrat në rritjen e fëmijëve ishin ato që nuk donin të dinin seksin e fëmijës para lindjes. Ata mendojnë se studimi i tyre tregon qartë se, gratë që nuk duan të njohin seksin e fëmijës, kanë pikëpamje më të barabarta mbi rolin e sekseve në shoqëri.

Antipastë - Zarat e djathit

Një antipastë e shpejtë, e shijshme, që nuk ka nevojë për gatim Përbërësit: 100 gr gjizë, 1 pako djathë Filadelfia, 1 copë djathë deleje, kripë, piper, 2 lugë vaj. Për dekorim: Çdo erëz qe kemi në shtëpi, domethënë: Speca të bluar (paprika), nenexhik i freskët i grirë, spec djegës i grirë, kopër e gr- irë, arra, fruta të thata të grira, rigon etj. Përgatitja: Kalojmë djathrat, bashkë me vajin, kripën e piperin në mikser derisa të bëhet si krem homogjen. Krijojmë toptha si arra dhe i lyejmë me erëza te ndryshme, domethënë çdo topth me 1 erëz ose frut të thatë, të grirë. I fusim në frigorifer për të paktën gjysmë ore para se t’i servirim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.