Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Heshtje e etur

Romantike për mua nuk është Një natë seksi e shthurur As një tavolinë e shtruar Në mënyrë luksoze As xhirot uikendeve Me kabriole e fuoristrada Nuk janë romantike! Të vdes në gjoksin tënd Të mbytem në thjeshtësinë E ndjenjave të tua Larg me ty, nga kjo botë të arratisem Kjo është romantike për mua.

Alban Arapi Ndjenjë që kurrë nuk shuhet e as mund të presë. Futet brenda gjakut e shkon në pafund’si Kurrë nuk rri larg meje e pranë meje vdes... ...dashuri..! Përcjell mendime deti, në k’të muzgun sonte Me valët e tij të kaltra dërgon edhe nostalgji Mua, që hesht vetëm, shpirti më mungonte... ...ish’ nisur për te ti! Fjalë i hodha heshtjes, asgjë nuk u dëgjua Gurë i hodha mallit, mos të dukej më Heshtja s’i do fjalët e malli nuk është p’rrua Tjetër rrugë gjen malli dhe heshtja tjetër zë! Në këtë muzg shum’ngjyrësh, erdh’ kujtimi yt. Ndjeja sikur më puthnin, pareshtur buz’t e tua. Malli zvarr tërhiqej, arriti gjer te sytë. Shkriu ashtu në heshtje në lot se u shndërrua!

Bledi Ylli

Izet S. Culli.

Izet S. Culli

Mirë se vjen Papa Françesku!

Toka e Arbënit po e merr freskinë Nji puthje tjetër po i vjen nga Zoti, Po të shejtnon Papa Frençesku Ma i mire me tu ba moti. Pas Papa Palit, Shejtnisë së Tij, Që u përkul, puthi Arbninë, Po na vjen Papa Françesk Të na shejtnojë për ardhmëninë. Këtë tokë sublime të lashtë të Zotit E mbushun plot me histori, Jetojnë tri fe plot tolerancë Me dashuni për ardhmëni. Po vjen Papa në kohë t´vështira Jo rastësisht zgjodhi Arbninë, Me nji puthje të kësaj toke Me na e përkujtue historinë. Po vjen Papa Shejtnia e Tij, N´tokë sublime të Skënderbeut, Qeshni nuse e qeshni vasha, Rreze dirite po i vijnë atdheut. T’i dalim para, ta presim bukur, Si shqiptari që e ka traditë, Mysliman, ortodoks e katolik, Mikun e Madh për me e pritë. Mirë se vjen Papa Françesk Mirë se vjen o ardhsh i bardhë, Të dergon Zoti n´toka shqiptare Me i shejtnue për të mbarë. Eja ti, na sjell uratën, Të klementëve varg e vi, Të Nanë Terezës e Papa Palit, Me u bashku kjo tokë Arbni.

II O i dashtun Papa Françesk Të bi n´gjuj e të lus si Zotin, Na ndihmo t’i ndrrojmë pushtetet T´u vjedh atdheun na ndrruen dhe motin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.