Më thotë: “Bëhu dëshmitare e Jehovait, ose do të ndahemi!”

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Si e komentoni pritjen e Papës? A nuk do të donit të ishim vërtet aq në harmoni sa dukemi në sy të botës? Apo jemi vërtet? Albina.

- Unë ndjeva energji pozitive kur pashë Papën, e pashë disa herë dhe sinqerisht ai sillte paqen me vete. Papa gjithashtu në Shqipëri është promovim ndërkombëtar, çka do të thotë, edhe më shumë turistë. Është imazhi më i mirë, që edhe bota të njohë tolerancën tonë unikale. Arturi i Kafazit 5.

- Është e vërtetë ajo që thoni, ne jemi realisht mikpritës për të huajt, por me njëri-tjetrin nuk jemi në harmoni aspak. Papa e meritonte një pritje të tillë, dukej shumë pozitiv, edhe pse vetë unë jam myslimane. Alma.

- Cilat zgjasin më shumë, martesat me mblesëri apo me dashni? Kiara S.

- Asnjëra, kot fare që të dyja. Mal Y. Zh

- E para, se dashuria vjen më pas. Aldo Dyshe Alia.

- Mendoj se martesa është si bostani, po doli i kuq, ia hodhe. Ç‘rëndësi ka e gjen vetë apo ta gjen dikush? Paçi fatin e Marigosë. Bruselda Islamaj.

- Është llotari s’ka të thotë, është bota e interesit. Vajzat tani në plan të parë vënë vlerën monetare, pastaj dashurinë. Arben Avdia.

- Njerëzit tani ndryshojnë në 5 minuta për mua, asnjë. Arta Skenderaj.

- A do të martoheshit me një serb apo jeni racistë? E bëj këtë pyetje sepse një kushërira ime ka njohur një të tillë dhe s’di si të veprojë... Albina.

- Në këto raste, njeriu rend pas ngjyrës së shpirtit dhe jo markës së gjakut. Jam ok, nëse midis tyre ka dashuri të sinqertë. Filan Fisteku.

- Hajde të na trashëgohen, dashurinë e vërtetë e lejon edhe feja. Linda Anastasi.

- Jam katolik, do martohesha

fejesa e martesa vetëm brenda rrethit të tyre, nuk duhet ta marrin me besim tjetër dhe ai tani më ka kërkuar të bëhem Dëshmitare e Jehovait. Unë jam ortodokse dhe siç e do ai fenë e vet, edhe unë e dua, sepse jam edhe e pagëzuar. Kemi diskutuar kaq shumë, saqë u bënë disa ditë që nuk flasim. I thashë “nuk dua ta tradhtoj besimin tim, edhe pse të dashuroj jashtë mase”, sepse s’ka kuptim, një Zot është për të gjithë, por ai më thotë: “Ose bëhu Dëshmitare e Jehovait, ose do të ndahemi”. Ju, si do të vepronit në rastin konkret?

- Shumë shpejt do të vetë- me një myslimane, por jo me një serbe, asnjëherë. Edmond Mondi.

- Mos u marto ti, por tjetra ka rënë në dashuri dhe e do atë person. Nëse gjen dashurinë e vërtetë, ku qëndron këtu e keqja? Linda Anastasi.

- Dhe unë do martohem me ty Albina, a je dakord? Do të bashkohemi ne të dy? Jori Fier.

- Gota që thyhet nuk ngjitet më. Roena Hebert.

- Mbase t’i japësh një shanc të dytë. Ta shohësh një herë pastaj varet nga ty a ndjen gjë për të! Nëse nuk ke ndonjë lidhje tjetër pse jo tek e fundit ai tjetri mos të jetë më i mirë, të gjithë njësoj janë! Melissa Lissa.

- Të ka braktisur, ç’të duhet, ti duhet të jesh mësuar edhe pa të. Rezarta Rezi. varesh, më mire ndahu sa nuk ke vdekur. Ana Toska

- E hëngre, ke për të lexuar libra, një jehova, Zot e di sesa. Spiro Thanasi.

- Po, vëri edhe ti një kusht. Spiro Thanasi.

- Bëhu Dëshmitare e Jehovait! Të do me rrogë, s’e ke kuptuar?! Meri Tr. Meri.

- Dëshmitarët e Jehovait, që nga mëngjes e deri kur flenë atë muhabet kanë. Ndahu sa nuk është vonë. John Dimitri

- Po mirë, pse nuk të pengonte në fillim feja, para se të lidheshit? Nëse ke qenë e lumtur, pse të ndahesh? Rezarta Rezi.

- Nuk ka kushte në dashuri, ai që të do, të do. Manjola Ola.

- Më braktisi para shumë vitesh, sot kam një fëmijë me të dhe më kërkon të kthehem me të, kuptohet më i pjekur dhe i kompletuar, por s’di si të veproj. Të bashkohem apo jo me babain e fëmijës sim? X zonjë nga Tirana.

- A jeni dakord që tekstet shkollore të ndryshme nga njëra shkollë në tjetrën? Mua më duket absurde. Po ju, si e shikoni këtë gjë? Anila.

- Tekstet shkollore: sigurisht që duheshin kontrolluar nga Ministria e Arsimit, pa u shpërndarë nëpër shkolla, jo pa filtra fare. Arturi i Kafazit.

- Kam lexuar diku se një nga VIP-et femra shqiptare, shumë e njohur, ka marrë pasaportë diplomatike dhe nuk m’u duk aspak e drejtë. Ne që votojmë, kemi bërë të pamundurën për këtë vend dhe kur kemi aplikuar, na kanë nxjerrë jashtë. Atëhere, më thoni, a ia vlen të rri akoma në këtë vend apo të iki përgjithmonë? Andi.

- Po të ishe dhe ti VIP Andi, do të të dukej më se e drejtë të merrje pasaportë diplomatike. Ai apo ajo që ështëe zonja për ta marrë, ta marrë, pse, ç’të keqe ka? Mos voto herë tjetër, është shumë e thjeshtë. Ela.

- Si mendoni ju, adoleshenca është periudha më e bukur e jetës sonë, apo jo? Vanesa.

- Adoleshenca ka problemet e saj, sa është e bukur, por është dhe e rrezikshme. Në adoleshencë nuk e vret trurin shumë, por edhe kjo ka rrezikun e vet. E jeton jetën intensivisht pa menduar pasojat. Unë personalisht do ta quaj periudha më çmenduri dhe më e bukur që kam kaluar. Tori

- A do ta toleronit të dashurën tuaj nëse e zini mat duke ju kontrolluar celularin? Si ju duket ky veprim? Armiri

- Së pari do ta pyesja për arsyen se pse e bëri dhe në varësi të përgjigjes së saj, do të veproja. Nëse ka ndonjë arsye të fortë dhe më kërkon falje, do ta toleroja. Niku.

- Nëse e ka bërë për xhelozi, hajt edhe e toleroj, sepse dihet që femrat janë shumë xheloze dhe s’ke çfarë t’u bësh, e kanë në natyrën e tyre për të qenë kontrolluese, por nëse e tejka-

- Për dashurinë njerëzit kanë sakrifikuar jetën e jo më besimin fetar, nuk besoj në rastin tënd se është dashuri një herë në jetë. Era Green.

- Do ta prishja çdo fe për atë që dua. Jonna Mema.

- Kthehu edhe ti në fenë e tij se do të të thotë “vrit veten që të ringjallesh sërish”. Leard Xhika.

- Nëse do të të donte, s’do të të kërkonte të ndryshoje sepse supozohet se njerëzit që na duan, na pranojnë kështu siç ne jemi. Pastaj, çfarë vlere ka të ndryshosh fenë kur me zemër do jesh gjithmonë ortodokse? Nuk e kuptoj pse i nënshtroheni aq shumë asaj që ju e quani dashuri se për mua është një hiç. lon, atëhere po, do t’i vija kufirin te thana. Redi.

- E para, unë nuk bëj kurrë dashuri me një person po s’e ndjeva që në puthje, kështu që edhe kur kam bërë dashuri, e kam kuptuar që e dua akoma më shumë. S’më ka ndodhur asnjëherë dhe më duket absurde. Ariel.

- Po, më ndodh shpesh, jo për gjë, por ngaqë nuk kam një të dashur fikse dhe bredh herë me një, herë me një, ndoshta nga kjo. Franku.

- Po ku e vrasim trurin ne me sh- kujt mjafton të jetë diç- Jetoni jetën tuaj vetë pa qenë nevoja që dikush t’ju imponojë bindjet dhe ndjesitë e tij. Ajsi A. Hoxha.

- Jam në një mendim me Manjolen dhe jo me Jonen. Mondi Hoxha.

- Nuk ka kushte në dashuri. Nëse të do, do të të pranojë ashtu siç je. Naada Ada.

- Zemër, ai do që të rrisë numrin e Dëshmitarëve të Jehovait. Më mirë ndahu e lëre ta gjejë brenda grupit ai. Aida Erdi Suli.

- Direkt do ta ndaja, no komente, ai është detyrim, nuk është dashuri. Bëj siç them unë dhe mos bëj siç bëj unë, i thonë një fjale. Mondi Hoxha.

- Më thoni, ju lutem, a ju ka ndodhur që pasi keni bërë dashuri me një person, keni kuptuar që nuk e dashuroni? Si keni vepruar? X

- Si ka mundësi që pronarët e biznesve tona këtu, qoftë edhe të një lokali, vetëm japin urdhëra dhe duken me kilometra larg, ndërsa jashtë, pronarët punojnë dhe nuk dallohen nga punëtorët? E kemi në kulturë tangërllëkun e madh, apo e kemi nga injoranca? Mandi.

- Pronarët arrogantë: Faktikisht shumica janë arrogante, ofendues. Sikur janë pronarët e njerëzve. Pa e kuptuar se pagesë e mirë i motivon njerëzit. Arturi i Kafazit 5.

- Kam një pyetje për meshkujt: Ju pëlqejnë më shumë femrat që i kanë fryrë të gjitha gjërat me botoks, apo ato origjinalet? Elsa.

Nardi.

- Përshëndetje miqtë e mi! Dua t’ju bëj një pyetje: A i pranoni këshillat që ju japin të tjerët apo ju bezdisin? Dolçe Baci.

- Patjetër që i pranojmë Dolce Baci, dhe të uroj rikthimin në forum. Unë i pranoj këshillat e tua sikundër ti pranoje të miat. Arturi i Kafazit 5.

- Cili ka qenë mëkati më i madh që keni bërë në dashuri? Dolçe Baci

- Kur gënjeva të dashuren duke i thënë që nuk të dua, ndërkohë e doja realisht, por kisha frikë të merrja angazhime serioze. Maksi.

- Cilat mendoni se na bëjnë të pasur, dijet apo paratë? Koli.

- Po nuk qe i ditur si për keq si për mirë, nuk i bën dot paratë. Kështu që për mua dijet të bëjnë më të pasur. Maksi.

- Cila është hakmarrja më e mirë ndaj armiqve? Ledia.

- Suksesi dhe indiferenca. Bona.

- Të të shohin gjithmonë të qeshur dhe në formë të shkëlqyer në gjitha drejtimet. Merita.

- Si do të vepronit me një shoqe e cila të fton gjithmonë për kafe dhe kur vjen puna për të paguar, as nuk tenton të nxjerrë të paktën lekët e veta? Evelina.

- Vetëm shoqe nuk është ajo. Do ta qerasja 2 apo 3 herë. Në shoqërinë time jemi si jashtë, gjithësecili paguan të vetat. Arturi i Kafazit 5.

- A do të marrë fund ndonjëherë maskarallëku këtu në vendin tonë, apo jo? Mor po si do bëhemi ne njerëz? Apo s’do bëhemi kurrë? Fukarai

- Nuk do të marrë fund derisa ne të jemi indiferent. Derisa shumë njerëz të shkojnë në punë shteti, me idenë për të marrë thjeshtë rrogën. Arturi i Kafazit 5.

- A ju vjen keq që keni lindur shqiptarë? Me çfarë kombësie do të kishit dashur të lindnit? Unë për shembull, do kisha dashur të kisha lindur gjerman... A ka më mirë se ata? M.M

- Do të doja të kisha lindur nordik, tani për tani ata bëjnë jetën më të qetë dhe kanë vënde të bukura dhe standarte jetese shumë të mira. Juli. FORUMIT...

- Për forumistat që duan të kenë shoqërinë time, kam këtë adresë në Facebook: Artur Jaku AJ dhe në Youtube: Artur Jaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.