A janë shenja të diabetit këto?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dr. Dashamiri, jam 26 vjeçe dhe para një viti kam lindur vajzën me operaicon. Në fakt, doja t’ju pyesja për disa shqetësime që më kanë lindur pas shtatzanisë dhe që kanë të bëjnë me faktin se çdo 2-3 orë ndjej dobësi, dridhje të trupit, marrje mendsh, gati rrëzohem dhe pasi ha ushqim, këto shenja më largohen e përmirësohem. Më kanë thënë që vuaj nga ulja e sheqerit në gjak. Jam vizituar në mjekë të ndryshëm, por akoma nuk kam parë ndonjë ndryshim të dukshëm. Doja të dija, mos janë shenjat e diabetit këto që paraqes unë dhe a ka rrezik që fëmija im të sëmuret ashtu si unë?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:

- E nderuar zonjë! Faleminderit shumë për pyetjen tuaj. Re- alisht, pyetja juaj ishte me shumë informacion dhe e përcjell atë në mënyrë shumë elegante, por siç e kam sqaruar edhe herë të tjera, më mungojnë informacione të tjera. Nuk është kaq kollaj që diagnoza të vihet direkt, por me aq sa ju përshkruani dhe deklaroni kam bindjen që ju vuani nga rënia e sheqerit, që në gjuhën mjekësore quhet ndryshe hipoglicemi. Rënia e sheqerit ose hipoglicemia klasifikohet si problematike, shpesh urgjente dhe e rrezikshme për të sëmurin, por nuk duhet të harrojmë që kjo sëmundje ekziston në disa forma dhe tipe. Ajo mund të paraqitet edhe në formën e dëmtimeve të rënda të organizmit tonë, kryesisht të pankreasit. Mund të vijë edhe si rezultat i dëmtimeve të ndryshme të organizmit dhe si rezultat i disa sëmundjeve të tjera, por ka dhe forma më të lehta të saj që mund të jenë forma të palidhura me dëmtime reale organike, por që kanë të bëjnë kryesisht me një ndjeshmëri të shtuar të organizmit ndaj veprimit të disa hormoneve, kryesisht, insulinës.

- Pasi e lexova pyetjen tuaj, realisht, diagnoza e parë që më vjen në mëndje dhe me shumë gjasa është diagnoza juaj reale: Rënia e sheqerit jo nga dëmtimet organike të or- ganizmit. Pra, është forma e rënies së sheqerit lidhur me ushqimin, që në gjuhë mjekësore njihet ndryshe si hypoglicemi reaktive ose ushqimore. E bazoj komentin tim edhe në faktin tjetër që ju, çdo 2-3 orë keni shenjat tipike të kësaj forme sëmundjeje. Kjo situatë që e keni përshkruar përkon realisht në mënyrë klasike me triadën e shenjave të hipoglicemisë, me dridhje të trupit, debulesë, humbje të përqendrimit, ndjesi të të rrëzuarit, veshje të syve etj. Në favor të diagnozës së mësipërme, qëndron edhe fakti se pas marrjes së ushqimit ju ndiheni në gjendje më të mirë. Kjo do të thotë se po të ishte hypoglicemi e rëndë ose organike, do të kishte qenë tepër e vështirë që ta kalonit këtë gjendje pa vajtur në emergjencë dhe pa marrë mjekime e solucione të forta me bazë glukagoni ose sheqeri. Besoj se me shpjegimin e mësipërm do të ketë marrë zgjidhje një pjesë e pyetjes tuaj. Diçka tjetër të cilën do të mendoja se është e rëndësishme për ju ka lidhje me trajtimin apo mjekimin e kësaj sëmundjeje. Kur këto sëmundje të rënies së sheqerit përsëriten shpesh dhe nuk mjekohen në kohën e duhur, rreziku që kërcënon organizmin është shumë i madh. Mjafton që truri jonë të qëndrojë jo më shumë se 5 minuta me mungesë të sheqerit dhe pasojat mbi sistemin nervor do ishin jashtëzakonisht të rënda dhe shpeshherë, të parikthyeshme. Prandaj, duhet të merrni masa që kjo gjendje të ndalohet sa të mundet. Suksesi në trajtimin e kësaj sëmundjeje arrihet duke ndryshuar stilin tuaj të të jetuarit dhe konkretisht, duhet të ushqeheni shpesh dhe nga pak. Ju mund të hani përveç tre vakteve kryesore, edhe tre vakte të tjera, zemra ose snake, siç njihen ndryshe. Duhet me çdo kusht që vaktet ushqimore të kenë përqindje të karbohidrateve të thjeshta siç janë drithërat, brumrat dhe substancat e tjera organike. Si përfundim, nëse edhe me ndryshimin e dietës nuk do të ndiheni e përmirësuar, duhet të bëni shumë shpejt vizitë me një mjek specialist, për t’u thelluar në diagnozë. Sa për lidhjen me diabetin dhe fëmijën, ju garantoj se asnjë shqetësim nuk ka realisht në këtë mes dhe nuk duhet të prekupoheni për këtë gjë. Të shkuara!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.