Për ty, mik...

Intervista - - POSTA -

Kushtim për Jorgon (Janin) e shërbesës në Kishën “Ngjallja” Korçë. Sa e sa orë e ditë më ikin duke menduar për ty! Netëve zgjohem dhe ndjej trokitje në zemër. Lotëtë më rrjedhin vetiu derisa bien rrezet e diellit mbi dritaren e dhomes time. Atëherë dhe lotët humbasin nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote e trazon çdo gjë në shpirtin tim, ngacmon fantazinë. Ngado që hedh sytë më duket se të shoh atë buzëqeshjen tënde magjepse, atë zë të ëmbël, ata sy të shkruar. Ngado që hedh dorën më duket se të kam pranë. Aq pranë, sa edhe dashuria e vetë Zotit me të cilën mik je rritur me një shpirt të pastër, si kristali! Zemra ime do ta mbajë të gjallë këtë dashuri të sinqertë për ty mik i zemrës, vëlla i krishterë, e biri i Perënndisë! Sepse, Zoti të solli, si princin e paqes dhe dashurisë për të gjithë ata që të njohin, të duan, të respektojnë. Fytyra jote ndriçon me një forcë e bukuri të veçantë çdo cep të altarit, shtëpinë e madhe të Zotit. Të kam dëgjuar qindra herë në shërbesat hyjnore dhe jam mrekulluar. Sepse ti mik je po aq i mrekullueshëm, sa dhe dashuria e fjala e Zotit. Zoti ta ka dhënë këtë privilegj të jesh ndryshe nga të tjerët, i veçantë në karakter, sjellje e përkushtim. Unë jam i lumtur në shpirt për njohjen me ty, mik, dashurinë e afruar në emrin e Zotit. Të uroj me gjithë zemër, qofsh për jetën e fatin si gjithnjë një fëmijë i dashur i Perëndisë. Alban Arapi.

Nëse bëjmë vetëm një xhiro të shkurtër në botën e mrekullueshme të kinemasë do na kujtohet lehtësisht filmi i njohur “Djemtë e bordurave”. Një emocion i papërsëritshëm në shpirt! Nëse do të kaloje disa vite më parë në Bar Uesti do të dallojë qartë një grup adoleshentësh mjaft simpatikë që mund t’i quaje pa frikë si “djemtë e bordurave”. Një emër mbase pikant, por që e meritonin. Një grup i kompletuar, me një ngjyrim karizmatik, që më ka bërë gjithmonë për vete. Një grup miqësor që ka mahnitur ndoshta të gjithë. Në sytë e gjithsecilit ai do pagëzohej me emrin e thjeshtë si “Djemtë e Bordurave”! Ishte një sadisfaksion në shpirt për këdo që i shihte, i njihte, si djemtë e atyre mureve me një emër gati magjik. Ata ishin si një skuadër futbolli e vërtetë, djem të mrekullueshëm, me një botë shpirtërore të madhe, plot energji e finesë. Zemra e tyre buronte veç dashuri. Unë do i falenderoja miqtë e bordurave për atë dashuri që mbartnin në shpirt për njëritjetrin, si shok e miq aq të mirë. Ju do të mbeteni përherë si “Djemtë e bordurave” si tek ai filmi, po kaq fantastik. Ju priftë e mbara, djema! Alban Arapi. Bana.

Po po, nga çdo anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik… ah ku jam serisht une...mendimet e mia pafund, hidherimet dhe menyra ime e te llogjikuarit. Une ngjis edhe zbrese shkallet e shpirtit, duke kaluar nga njera gjendje emocionale ne tjetren. Eci mes labirinteve te ngaterruar te llogjikes, dhe aty qaj, flas, hesht... luftoj per te mbijetuar. Kujtoj caste, gjeste, momente qe formojne ditet e mija. Grimca te dites që shëndrrohen ne magjike nga zeri i bute i nje engjelli qe s’te le te ndihesh vetem, nga shikimi i saj qe te ben te ndihesh e rendesishme, qe te kujton se mbase nuk ekziston me per asnjeri, po per ate je aty! Sado i “vogel” te jesh si njeri, sa do i brishte apo i pasigurtë te jesh nuk je i padukshem! S.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.