Me cilën shenjë mund të jetë mik një Peshk?

Intervista - - HOROSKOPI -

PESHQIT-PESHORJA

Peshqit dhe Peshorja janë dy shenja që janë bërë për t’u marrë vesh mirë me njëritjetrin. Që të dyve u pëlqen të merren me çështjet e rëndësishme dhe nuk i durojnë padrejtësitë. Ata të dy mund të kalojnë orë të tëra në mbledhje për çështje humanitare, ose në shoqatat bamirëse. Peshorja do që ta pëlqejnë të tjerët, prandaj është gati të përshtasë qendrat e interesit në funksion të asaj që mendojnë ata. Kështu, ajo mund të shkojë me Peshqit në teatër ose koncert, me një kusht të vetëm: Shfaqja nuk duhet të ketë vulgaritete dhe të jetë me nivel. PESHQIT-AKREPI Miqësia mes Peshqve dhe Akrepit është e mundur, por nuk jep garanci! Kjo ndodh ngaqë që të dy kanë natyrë të ndërlikuar. Kështu, ata mund të kenë një miqësi të lëkundur, me uljengritjet e saj. Natyra e butë i bën Peshqit të ndjekin Akrepin në mbrëmje dhe festa, me kusht që ato të jenë planifikuar që më parë. Nëse Akrepi ndjehet i sulmuar, me apo pa të drejtë, ai përgjigjet me agresivitet, gjë që Peshqve të ndjeshëm nuk u pëlqen fare. Kujdes, sepse kur këto shenja grinden, situata mund të shpërthejë nga njëri moment në tjetrin. PESHQIT-SHIGJETARI

Peshqit janë të shoqërueshëm dhe mund të merren vesh shumë mirë me një Shigjetar. Gjithashtu, karakteri i zjarrtë dhe aventurier i Shigjetarit mund ta nxisë një person të Peshqve të dalë nga pasiviteti i tij dhe mund ta tërheqë në aktivitet e shumëfishta që ai ndërmerr: Sporte ekstreme, dalje me shoqërinë, shëtitje në mal, pyll, etj. Nga ana tjetër, Peshqit do ta ketë të vështirë t’i imponojë shijet e tij artistike Shigjetarit rebel dhe të pavarur. Kjo miqësi mund të zgjasë, me kusht që Shigjetari të tregohet i kujdesshëm e të mos lëndojë ndjeshmërinë e Peshqve, me të folurën e tij të hapur. PESHQIT-BRICJAPI

Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e thellë, kështu është miqësia mes një Peshqit dhe një Bricjapi. Shpirti i rafinuar i Bricjapit do të kënaqet nga shpirti artistik i Peshqve. Daljet mes tyre mund të bëhen në një ekspozitë, shfaqje teatrale, ose një shëtitje në natyrë. Që të dy ata janë të qetë dhe mund të krijojnë një miqësi jetëgjatë, me kusht që Peshqit të kuptojë nevojën për vetmi dhe izolim që mund të ndjejë ngadonjëherë Bricjapi. PESHQIT-UJORI Nuk rrezikon të mërzitesh nëse ke një Peshqit dhe një Ujor në grupin tënd të miqve. Që të dy janë fantazistë dhe kanë gjithmonë histori zbavitëse e aventura për të treguar gjatë bisedave me shoqërinë, të cilat u pëlqejnë të dyve. Peshqit dhe Ujori kanë shije shumë të ndryshme dhe mund të ndjehen mirë edhe duke pirë një kafe, ose duke vajtur në teatër, apo duke shëtitur në natyrë. Ujori gjithashtu mund ta tërheqë mikun e tij Peshqit në ndonjë mbrëmje bamirësie, të cilat i pëlqejnë aq shumë. PESHQIT-PESHQIT Miqësia mes dy Peshqve ka shumë mundësi të kthehet në një lidhje dashurore, nëse bëhet fjalë për shokë të sekseve të kundër (dhe nganjëherë, edhe të të njëjtit seks). Peshqve u pëlqejnë daljet kulturore dhe nuk e humbasin kurrë një pjesë teatrale, apo një film që u pëlqen. Atyre u pëlqejnë gjithashtu shëtitjet në pyll e mal dhe pikniqet. Kjo u lejon të flasin me orë të tëra, duke i zgjedhur fjalët për të mos lënduar ndjeshmërinë e madhe të njërit dhe tjetrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.