Nuk jam thjesht, e bukur!

Zhaneta Byberi Miss Universe Albania 2014

Intervista - - FAQE 1 -

Të jesh më e bukura e shqiptareve, mund të mos jetë shumë universale, por të përfaqësosh Shqipërinë në Miss Universe, kjo po që është universale! Bukuroshja Zhaneta Byberi është vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin ndërko-

Enkeleda Kurcani: - Zhaneta, je më e bukura e shqiptareve e shpallur në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2014”. Ç’do të thotë kjo për ty?

Zhaneta Byberi: - Është një nder shumë i madh për mua që u vlerësova si më e bukura në këtë konkurs kaq prestigjoz.

- Si u ndjeve në momentin që të vunë kurorën?

- Emocionet ishin të papërshkrueshme, më vinte për të qarë, pasi isha aq e lumtur dhe aq e emocionuar saqë s’po lëvizja dot, kisha ngelur pothuajse si e mpirë.

- Çfarë ndodhi pas mbarimit të spektaklit?

- Në përfundim të spektaklit, pasi u bënë disa foto me të ftuarit e mbrëmjes, të gjithë u nisën për tek after-party që u zhvillua në club Fusion. Aty vijuan fotot dhe bisedat me të ftuarit e konkurrentet.

- A mund të më thuash se sa kërkesa për miqësi ke marrë (përfshi këtu edhe mua), pasi u mor vesh se ti ishe fituesja e Miss Universe Albania?

- Kërkesat kanë qenë të shumta si para, ashtu edhe pas përfundimit të spektaklit, duke qenë se fjala hapet shpejt, në mënyrë virale këtu... (Qesh)

- Në të vërtetë, cila është mikesha jote më e mirë?

- Nëna ime.

- Pyetja më e zakonshme që

mbëtar Miss Universe, i cili zhvillohet në Janar 2015 në Majami, Florida. Zhaneta u përzgjodh mes 19 vajzave të tjera, në konkursin e bukurisë Miss Universe Albania 2014. Që prej vitit 2002, Shqipëria ka çuar përfaqësuesen e saj në këtë konkurs ndërkombëtar ( Vitin e kaluar ka qenë bukuroshja nga Tirana, Kristina Bakiu). Në këtë intervistë, Zhaneta rrëfen emocionet e natës së saj të madhe...

mund t‘i bëhet një Miss-i është: Ju lutem mund të na jepni të dhënat tuaja?

- (Qesh) Patjetër, si një prezantim i shkurtër i përgjithshëm besoj... Quhem Zhaneta Byberi. Jam 19 vjeçe, gjatësia ime është 1.80 cm, ndërsa pesha 60 kg. Kam lindur më 31 gusht të vitit 1995. Me origjinë jam nga Tropoja, por jetoj në Tiranë me familjen.

- Ka anëtarë të tjerë kaq të bukur në familjen tënde, motra vëllezër?

- Kam një vëlla më të vogël, të cilin e cilësoj si kopjen time të versionit mashkull. (Qesh)

Genet e cilit prind ke trashëguar?

- Nga genet, besoj se kam marrë pak nga të gjitha, nga të dy prindërit e mi. Ndërsa përsa i përket personalitetit, anoj më shumë nga babai, me oratorinë, karakterin, si dhe kokëfortësinë që nuk njeh kufij. (Qesh)

- Kush ishte personi i parë që të tha se duhet të marrësh pjesë në këtë konkurs bukurie?

- Një mikja ime shumë e ngushtë. I pëlqente shumë paraqitja ime e jashtme dhe përherë më shtynte e me inkurajonte të merrja pjesë në të tilla kompeticione.

- Sa kohë kishit që angazhoheshit me spektaklin?

- Nuk ishte periudhë shumë e gjatë ajo e angazhimit tim me spektaklin, por më mjaftoi, pasi ndryshe nga shumë konkurrente, nuk e kisha për herë të parë pjesëmarrjen në një konkurs të tillë. Fillimisht u vura në kontakt me Fadil Berishën nga agjencia e modës Grace Models...

- Kur do të zhvillohet spektakli i madh Miss Universe dhe çfarë të kanë këshilluar që duhet të bësh deri atë ditë?

- Konkursi ndërkombëtar zhvillohet në Janar 2015 në Majami, Florida. Këshillat mund të merren me mend; të kujdesem për fytyrën, trupin, flokët e mia, si dhe të përgatitem sa më shumë gjer në datën e spektaklit.

- Më the se kjo nuk ishte pjesëmarrja jote e parë në një konkurs bukurie...

- Jo, s’është hera e parë. Më ka pëlqyer gjithmonë pjesëmarrja në kompeticione të tilla, pasi më kanë tërhequr dhe kapur interesin që në vegjëli. Kanë kaluar disa vite qëkur nisa të merrja pjesë në aktivitete të ndryshme mode.

- Sa ofron Shqipëria në këtë drejtim? A je e kënaqur me pagesat, trajtimin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me jetën e modeleve në Shqipëri?

- Shqipëria është akoma në fillimet e veta përsa i përket modelingut, kështu që nuk mund të thuash që realizove ëndrrën e jetës, nëse arrite të cilësohesh modele në Shqiperi, por që me kohën do të eci gjithçka përpara. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe do të vijë koha që do të krijohen mundësitë që Shqipëria të japë shumë për sa i përket këtij drejtimi.

- Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm, zilira... Sa e vështirë është t‘ i përballosh të gjitha këto, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e vajzave e fillojnë këtë eksperiencë shumë herët?

- Sigurisht që pas një gjëje që paraqitet si e bukur, ekziston gjithmonë një element negativ që e pa- son. Është goxha e vështirë të përballohen streset që shkaktohen gjatë evenimenteve të ndryshme të modës, por pas njëfarë kohe, arrin t’u bësh ballë shqetësimeve të tilla, që është më se normale të ndodhin gjatë këtyre aktiviteteve.

- Cilat janë markat e tua të preferuara në veshje?

- Preferencat e mia janë të ndryshme. Kryesisht, nëse shikoj që ajo veshje përshtatet me stilin tim vetjak, atëhere ajo është veshja që marr, pavarësisht markës, por në aspekt të përgjithshëm, nga stili që mbizotëron me detajet e një femre të fuqishme, që mund t’i vihen re në pothuaj çdo veshje të saj, mund të them se marka që preferoj më së shumti është ajo e ikonës historike të modës: Donatella Versace.

- Kë konsideron ikona bukurie si femërore, po ashtu edhe mashkullore?

- Si ikona bukurie, si femërore, ashtu edhe mashkullore, cilësoj ata njerëz me tipare jo të ekzagjeruara, por as si të thuash “të zbehta”, persona të cilët në paraqitje mund të vihet re se e kanë çdo tipar në harmoni me tjetrin. Cilësoj këtu brazilianen e mrekullueshme Adriana Lima, si dhe modelin mahnitës Francisko Lachovski.

- Sa i përket shkollimit tënd, si e sheh të ardhmen?

- Nga kjo anë, kam shumë premisa. Kam qenë gjithmonë fëmijë i zgjuar, kurioz, që i pëlqente të lexonte pafund rreth çdo lloj gjëje. Shkollimi ka qenë gjithmonë parësor për mua dhe kështu do të vazhdojë.

- Vajzat e bukura paragjykohen gjithnjë pikërisht pse janë të bukura. Po ti, ç’mendim ke për vajzat e bukura?

- Unë do të them atë që do të thoshte çdo njeri i matur në fjalë: Nuk mund ta paragjykosh një libër nga kopertina. Është e vërtetë që ashtu si për çdo gjë tjetër në këtë botë, sigurisht që do të ketë stereotipe edhe për vajzat e bukura, ku më e njohura është: “Një vajzë e bukur nuk mund të jetë e zgjuar” apo e anasjellta, si dhe shumë të tjera. Stereotipe të tilla nuk duhet të pranohen absolutisht si fakte... është thjesht absurditet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.