Lori Kaçka:

Konkurrente, nuk kam!

Intervista - - FAQE 1 -

- Lori, me ç’hapa ka ecur karriera jote gjatë këtyre viteve?

- Me hapa të ngadaltë, por të sigurtë dhe të qëndrueshëm. Koha e ka treguar…

- Cilat kanë qenë pritshmëritë lidhur me këngën “Nomin bojna”, në bashkëpunim me Vanin?

- Kënga është pritur mjaft mirë, madje edhe më mirë se ç’e prisja. Dëgjoj fjalë të mira gjithandej. Ndoshta sepse është një bashkëpunim i goditur...

- Është mirë t’i mungosh publikut për pak kohë apo kjo sjell pasoja më pas?

- Mosprezenca në publik

të kushton dhe kjo, jo vetëm mua, por çdo artisti, sigurisht. Pastaj, nuk thonë kot “Larg syrit, larg zemrës”. Ndodh edhe me publikun kjo. (Buzëqesh)

- Aktiviteti yt po të jep kënaqësi... Çfarë tjetër?

- Aktiviteti im përpos sadisfaksionit më ka sjellë një rreth më të madh shoqëror, udhëtime që edhe pse shpesh janë pune, më japin kënaqësinë të eksploroj si dhe të ardhura të mira natyrisht.(Buzëqesh)

- Kur lancon një këngë, cilat janë shenjat që paralajmërojnë për sukses?

- Komentet e miqve dhe fansave.

- Me çfarë do të doje ta sfidoje veten profesionalisht?

- Do të kisha pasur dëshirë ta sfidoja veten në “Cirque Du Soleil”.

- Cili është kujtimi më i bukur lidhur me profesionin?

- Kam shumë kujtime sepse është një karrierë e gjatë prej shumë vitesh. Të qenit në skenë është emocion shumë i veçantë, por do të veçoja festën e 100 vjetorit në Australi (Melburn), një ndjenjë e papërshkrueshme kur përpara vetes kisha më shumë se 10 mijë veta.

- Ka një sekret për të qëndruar në skenë me dinjitet?

- Sekreti më i madh është afërsia me publikun dhe puna e pandërprerë.

- Është bukur të jesh përballë kamerave?

- Natyrisht që po, është e

bukur dhe me përgjegjësi në të njëjtën kohë.

- Të kënduarit është më shumë çështje talenti apo ushtrimi?

- Më kujtohet që profesori im i flautit më thoshte që të duhet 1 % talent dhe 10 % punë.

- Cili është mendimi yt për muzikën shqiptare?

- Mendoj se është mirë, por ka akoma nevojë për punë.

- Ç’vend zë ti në këtë hapësirë muzikore?

- Atë që meritoj, një vend të respektueshëm. (Buzëqesh)

- E ndjen të nevojshme nxjerrjen e një albumi apo albumet i përkasin një epoke tjetër tashmë?

- Unë kam qenë gjithmonë besnike ndaj albumeve, madje e shoh si shumë të nevojshme që çdo këngëtar të ketë një album, edhe pse kohëve të fundit me të vërtetë është e vështirë. Mendoj që albumi është pasaportë e çdo këngëtari. Albumi im i fundit është lançuar gjatë verës dhe titullohet “BRAVO”.

- Çfarë i ngop shijet e tua muzikore?

- Çdo material që është i bukur, pa marrë parasysh cilit zhanër i përket apo cili këngëtar e këndon. Nëse është realizuar bukur, meriton të pëlqehet dhe kaq.

- Kush mund të quhet rivalja jote deri tani?

- Për koleget, respekt, konkurrente nuk kam (citon një varg nga hiti më i fundit i Tunës “MMV”) Shaka. (Qesh)

- Si e gjykon “zhveshjen” e tepërt të kolegeve nëpër klipe këtë verë?

- Nuk e komentoj fare, është shije personale e gjithkujt.

- Ka vende ku zgjedh të mos këndosh? Cilat do të rendisje si arsye?

- Mungesën e kushteve teknike. Është diçka pa të cilën një këngëtar nuk bën dot.

- Ç’bën në një ditë që e ke të gjithën tënden, pa koncerte, mbrëmje muzikore dhe mikrofon në dorë?

- Preferoj të rri në shtëpi, të pushoj dhe t’i kushtoj rëndësi vetes.

- Për çfarë e veçojnë Lorin në shoqëri?

- Duhet të pyesim shoqërinë. Ajo do të jepte një përgjigje më të saktë për këtë. (Buzëqesh)

- Një nofkë me të cilën të thërrasin familjarët, kolegët, shoqëria...

- Vëllezërit më thërrisnin “Bude”, personazhi i një filmi shqiptar. (Qesh)

- Çfarë pëlqen më shumë Lori te Lori?

- Lori te Lori pëlqen më shumë humanitetin, sinqeritetin dhe stilin.

- Do të ishe një vajzë e prerë për të bërë biznes?

- Pse jo?! Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet.

mendon- Cilat janëse e ato bëjnë cilësi një që femër tërheqëse?

- Thjeshtësia, zgjuarsia, paraqitja e bukur!

- Hera e fundit që të është dukur vetja e bukur para pasqyrës?

- Sot. (Qesh)

- Cila është ajo gjë që nuk do ta bëje kurrë, pavarësisht gjithçkaje?

- Tradhtia.

- Po ajo prej së cilës nuk do të hiqje dorë?

- Familja.

- Ka ndonjë gjë në jetën tënde artistike, për të cilën je penduar apo gjithçka është në vendin e vet?

- Nuk mendoj që ka.

- Ti je një femër që pret apo që merr iniciativa?

- Jam një femër që marr iniciativa.

- Biseda më e bukur që ke patur kohëve të fundit me dikë?

- Nuk po më kujtohet.

- Cila formë komuniki-

mi zemër? arrin më shpejt në

- Komunikimi i drejtpërdrejtë.

- Çfarë të tërheq vëmendjen në takimin me një mashkull?

- Të qenit estetik në përgjithësi.

- Hera e fundit që ke qenë tek estetistja?

- Dje.

- Për çfarë do të hiqje dorë nga të qenit bjonde?

- Nëse do të mërzitesha nga të qenit bjonde, do t’i ndryshoja flokët patjetër.

- Pjesa më e bukur e 24 orëshit për ty?

- Për mua, komplet 24

orëshi- Mendimetështë i bukur!që pushtojnë mendjen tënde kur je vetëm me veten?

- Pak nga të gjitha, si të gjithë. (Buzëqesh)

- Diçka që të prek, të mallëngjen?

- Fëmijët që kërkojnë lëmoshë.

- Kur je e lumtur, çfarë të pëlqen të bësh?

- Ta ndaj lumturinë me njerëzit më të afërt.

- Ka ndonjë projekt të afërm për të cilin do të doje të flisnim në këtë intervstë?

- Përveç lançimit të albumit tim të fundit “BRAVO” dhe projektit “Nomin bojna” në bashkëpunim me Vani and Xoxo, jam duke punuar disa materiale për festat e fundvitit dhe një baladë që mendoj se do të jetë ndër projektet e mia shumë të rëndësishme me bashkëpunëtorët e mi Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov, së cilës do t’i realizohet edhe një videoklip dhe mendoj ta lançoj në shkurt/ mars të vitit të ardhshëm.

- Suksese!

- Faleminderit dhe një përshëndetje për të gjithë lexuesit. Lori, ju ka xhan! (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.