Bleona fyen me fjalë të ndyra Elvis Pupen!

Intervista - - FAQE 1 -

Si fillim, ju themi se ku të shihni emrin Bleona dijeni se nga pas do ta ndjekë një lajm. Herë vjen me lajme për bashkëpunime me këngëtarë të njohur të huaj, herë për lidhjen dhe ndarjen me Ganin, herë me stoli dhe veshje të shtrenjta të vjedhura nga hajdutë... Këtë herë, ajo vjen shumë e irrituar. Të gjithë jeni kuriozë të dini se cili është personi që e ka irrituar kaq shumë Bleonën, e dimë! Bëhet fjalë për ish-aktorin e “Portokallisë”, Elvis Pupa, i cili nuk ka pritur shumë dhe e ka ironizuar këngëtaren për vjedhjen e veshjeve dhe stolive të pak kohëve më parë. Sipas tij, gjithçka është e inskenuar, por reagimi i Bleonës ka qenë i menjëhershëm dhe mjaft ofendues ndaj aktorit. Ja si është shprehur ajo: “O ELVIS PUPA ORGJINAL! Ti më gjej diamantet e mia dhe unë po të kthej mbrapsht dy dhëmbë elefanti, një skelet dinosauri, një vaskë me hidromasazh me rubineta platini dhe sigurisht, nja 10 valixhe me talent, meqë të paska humbur me të vërtetë dhe nuk paske me çfarë merresh tjetër! Nuk është faji im që unë them: Aeroplan... dhe ti pergjigjesh: Biçikleta ime s’ka krahë!!!! Kjo është për ty dhe të gjithë shk****tat e tjera me tru si trumcaku”.

Jemi të sigurtë që Elvisi e ka marrë mesazhin ose më saktë... ofendimin e drejtpër- drejtë të bërë nga Bleona, por si do t’i rrijë ky reagim aktorit që, si aktor që është, e ka mjaft të zhvilluar shpirtin e veprimit, këtë po e presim…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.