Mahiri kap Turgutin. Nazifi del nga burgu

Intervista - - FAQE 1 -

Mehmeti vendos të shkojë të takojë Feriden në gjykatë, por ndërsa është në makinë, e shikon se ajo me makinën e saj, po shkon diku dhe vendos ta ndjekë. Ai arrin ta shikojë kur Feridja takohet e puthet me Mahirin dhe tërbohet nga kjo që sheh. Mahiri e pyet Feriden se përse e ka thirrur dhe ajo i thotë se ka ardhur t’i flasë për Jasinin dhe Songulin. Megjithëse ajo përpiqet ta bindë se Jasini nuk ka patur asnjë qëllim të keq që ia ka mbajtur të fshehur dashurinë e tij dhe megjithëse bën një paralelizëm me lidhjen e tyre, Feridja nuk arrin dot ta bëjë Mahirin të kthejë mendje dhe zemërohet me të.

Nazifi i vogël është shumë i mërzitur për shkak të mosardhjes së të atit. Një nga punonjësit i thotë Sinanit se dikush ka treguar vendin se ku e ka parë Turgutin dhe Sinani vendos të shkojë vetë atje, duke menduar se duke e kapur ai Turgutin, do të lërë përshtypje të mirë në sytë e Ferides.

Nexhdeti e çon Ajtenin e Nurtenin në zyrën e tij në kazino dhe jep urdhër që të mos i shqetësojë askush. Ajteni ngul këmbë të mësojë se pse ia morën shtëpinë, por ai i thotë se nuk e di dhe se do të shkojë të hetojë për këtë.

Feridja kthehet në gjykatë dhe Umiti i thotë se ka telefonuar i fejuari i saj, Sinani, për t’i thënë se dikush ka njoftuar për vendndodhjen e Turgutit. Feridja ikën me shpejtësi dhe Umuti nuk arrin t’i tregojë se kanë dalë rezultatet e autopsisë së Sulejmanit.

Mahiri shkon në gazetën e Sinanit për të botuar lajmin e vdekjes së babait të Turgutit. Nga ana e tij, Turguti po jeton jetën e tij si i arratisur. Ai po ha një simite kur, ndërkohë, Sinani arrin. Në atë moment, vjen edhe policia, si dhe Feridja. Turguti dëgjon zhurmën e makinave dhe i sheh nga dritarja. Atëhere ai niset të ikë me vrap nga ana e pasme e ndërtesës, por përballet me një polic që i ka drejtuar armën. Turguti e sulmon dhe i merr rrobat. Kështu ai arrin të arratiset lehtësisht, i veshur si polic. Policët i japin fund operacionit pa e arrestuar dot Turgutin. Sinani nuk arrin dot ta arrestojë Turgutin, kështu që nuk arrin dot as të shfaqet si hero në sytë e Ferides.

Osmani përpiqet të qetësojë Songulin dhe e ngushëllon se me siguri, Mahiri do ta falë sepse ai është vëllai i saj. Ai e shtyn atë të shkojë e të flasë me të vëllain. Songuli shkon të flasë me Mahirin dhe i thotë atij se është më mirë ta rrahë sesa të mos i flasë. Mahiri i thotë se të gjithë bëjnë gabime, por ajo është e vogël dhe duhet të vazhdojë shkollën, ashtu siç ia ka lënë porosi edhe i ati. Songuli i kërkon të falur dhe ai i fshin lotët. Ai i thotë se ka të drejtë të dashurojë, por ose duhet të vazhdojë studimet, ose jo dhe atëhere të gjejnë një zgjidhje tjetër. Songuli i thotë se dëshiron vetëm të vazhdojë studimet dhe ai e përqafon.

Mehmeti, i zemëruar me të bijën, nis të gërmojë në gjërat e saj pesronale dhe arrin të lexojë disa faqe nga ditari i saj. Në atë moment bie zilja e telefonit dhe në anën tjetër është: Turguti! Ai i tregon se Sinani ka nisur ta kërkojë bashkë me policinë dhe Mehmeti habitet. Ky i fundit i thotë se do të takohen në mbrëmje në port.

Feridja kthehet në gjykatë dhe Umiti i tregon për raportin e autopsisë dhe i thotë asaj se e ka fshehur në mënyrë që të mos bjerë në duart e gabuara. Feridja shkon ta hapë.

Nexhdeti shkon të takojë Sinanin dhe e pyet nëse ka të bëjë ai me marrjen e shtëpisë së tij. Sinani i thotë se po kontrollonte kontratat e të atit dhe kishte parë se asaj shtëpie nuuk i ishte paguar qiraja prej dy muajsh, ndaj kishte shkuar ta kontrollonte dhe, kur kishte parë kush jetonte aty, e kishte nxjerrë jashtë... Sinani i thotë se nëse do ta ndryshojë fatin e tij, duhet të gjejë Turgutin dhe t’ia sjellë atij. Nëse arrin ta bëjë këtë, do të marrë çfarë të dëshirojë.

Feridja shkon t’i tregojë Mhirit se Turguti nuk ka arritur dot të ikë nga shteti dhe e vë në dijeni për të rejat e fundit. Ajo hap raportin e autopsisë në të cilin shkruhet se në kopsën e gjetur në trakenë e Sulejmanit nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash. Mahiri mërzitet, por Feridja i thotë se do ta gjejnë një mënyrë për ta nxjerrë babain e tij nga bur- gu. Mahiri e pyet Feriden nëse kanë kërkuar në shtëpinë ku ishte Turguti dhe ajo i thotë se nuk e di. Mahiri i kërkon që ta çojë atje...

Ajteni e pyet Nexhdetin nëse mund të jetojnë në shtëpinë e saj, për sa kohë nuk i kanë rregulluar punët e tyre dhe Nexhdeti pranon. Ajteni dhe Nurteni kthehen në lagjen e tyre.

Mehmeti me Turgutin takohen në port. Ky i fundit i thotë se duhet të ikë menjëherë, por Mehemti i thotë se kjo nuk ka për të ndodhur. Mehmeti i propzoon Turgutit të mos largohet nga vendi. Ai i thotë se do të jetojë diku ku mund t’i ndjekë të gjitha ngjarjet dhe i vetmi person që do të takojë do të jetë Berdan Gjarpëri. Mehmeti i premton se do të fshijë gjithçka nga dosja e tij dhe do të bëjë që gjithë sa kanë ndodhur, të duken si pjesë e një plani për të mbrojtur atdheun. Mehmeti i thotë se kur të bëhet ai Kryeministër, gjithçka do të zhduket, ama Turguti do t’i premtojë të bëjë një plan për ta zhdukur figurën e Mahirit, për ta përbaltur aq shumë, sa të jetë me keq sesa të ketë vdekur... Mehmeti e çon Turgutin në shtëpinë e re dhe i thotë se do t’i dërgojë çfarë të dëshirojë vetëm të zhdukë Mahirin nga faqja e dheut.

Mahiri dhe Feridja gjejnë në shtëpinë ku qe fshehur Turguti, karficën e Ferides dhe Mahiri i thotë se prandaj e ksihte këshilluar t’i qëndronte larg atij... Mahiri betohet se do ta vrasë me duart e tij.

Mahiri me Feriden shkojnë ta takojnë Jasinin në zyrën e tij, pasi Ferides i duhet të shikojë një dosje. Mahiri nuk pranon t’i dëgjojë fjalët e Jasinit dhe Feridja zhgënjehet prej tij.

Turguti lexon lajmin e vdekjes së babait të tij, e hedh gazetën përtokë dhe ikën. Mehmeti takon Sinanin dhe i nxit që të martohen sa më shpejt, madje cakton edhe datën, gjë që e tmerron Feriden.

Bëhet gjyqi i Nazifit dhe në bazë të dëshmive të sjella nga Feridja, Nazifi konsiderohet i pafajshëm.

Familja Kara është shumë e lumtur, ndërkohë që Mahiri po pret në azil për ardhjen e Turgutit. Vjen momenti dhe e sheh dhe i shkon nga pas... Mahiri e qëllon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.