Rikthehet Adelina me skena shumë hot

Intervista - - FAQE 1 -

Diva Adelina Ismaili po rikthehet me një këngë dhe klip të ri. Vetë Adelina që ka bërë të ditur për të gjithë fansat e saj se kënga e saj më e re po vjen së shpejti. Ajo do të paraqesë realitetin kosovar të këtij momenti dhe do punohet me ndihmën e ndërkombëtarëve. “Kënga, thotë Adelina, do të këndohet për fitues të matur dhe humbës të çartur, do të jetë risi me plot festë dhe do të jetë e mbushur me skena shumë hot”.

Fansat e shumtë mezi e kanë pritur këtë moment të rikthimit të këngëtares së tyre më të dashur, por nuk e dimë si do t’i presin skenat e saj hot. Gjithsesi, skenat hot nuk janë ndonjë risi për Adelinën e cila që në fillimet e saj si këngëtare, ishte e vetmja që ka guxuar shumë me lukun tepër ekstravagant dhe avangard për kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.