Anjeza si Jonida; blen mikrofonin personal!

Intervista - - JAVA VIP -

Ishte këngëtarja Jonida Maliqi ajo që e nisi e para këtë tendencë... blerjen e një mikrofoni personal. Në fakt, Jonida mikrofonin e kishte dhuratë nga bashkëshorti i saj dhe ishte i larë në ar. Që atëherë, e kemi parë Jonidën të shfaqet nëpër skena klipesh, festivalesh apo koncertesh vetëm me mikrofonin e saj personal. Së fundi një tjetër këngëtare po e ndjek këtë tendencë dhe ajo është Anjeza Branka, e cila vetëm para disa ditësh, ka blerë mikrofonin që do ta marrë në çdo koncert të sajin. Vajzat, në këtë mënyrë, shmangin edhe defektet teknike që ndodhin rëndom në koncerte live apo festivale ku ndodh që mikrofoni të mos punojë apo edhe të mos vijë në kohën e duhur. Jonida dhe Anjeza e kanë zgjidhur këtë problem dhe jemi të sigurtë që shembullin e tyre do ta ndjekin edhe këngëtare të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.