Tuna, pjesëmarrëse në “Dancing with the stars”

Intervista - - JAVA VIP -

Pas një pjesëmarrjeje të suksesshme në “X Factor” në rolin e mentores dhe të jurisë, këngëtarja Tuna, këtë herë do të vijë ndryshe... Flitet se ajo do të jetë njëra nga konkurrentet pjesëmarrëse në spektaklin “Dancing with the Stras” që do të startojë në Vizion Plus. Produksioni është në tratativa me këngëtaren e hitit “MMV” apo “Fenix”, Tuna. Akoma nuk është zyrtarizuar diçka, por gjasat që Tuna të jetë pjesë e spektaklit janë të shumta. I shpallur zyrtarisht tashmë, është vetëm konkurrenti i “Big Brother 7”, Valer Kolnikaj, ndërsa mësohet se akoma nuk ka marrëveshje zyrtare me të tjerë konkurrentë të këtij edicioni. Tjetër e re e këtij spektakli, është se këtë herë, Holta Dulaku, nuk do jetë producente, pasi do të zëvëndësohet nga Genc Dulaku. Edhe pse spektakli duhet të startojë sa më shpejt, thuhet se organizatorët janë shumë vonë me përgatitjet. Gjithsesi, këtë herë “Dancing with the Stars” do të vijë me shumë risi, përfshirë edhe preantuesit që, siç e kemi thënë, do të jenë Amarda Toska dhe Drini Zeqo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.