Monserrati lind fëmijën

Intervista - - TELENOVELA -

At Anselmo takon Alehandron duke ndërmjetësuar për Monserratin. Ai i thotë se shpreson që të konstatojë se fëmija është i tiji, pa qenë shumë vonë, gjë që e dëgjon Maria. Hoze Luisi dhe Anxhelika kalojnë një muaj mjalti shumë romantik dhe pasionant. Ezekieli i kërkon Pedros leje për Esmeraldën dhe ai i thotë se mund të argëtohet me të sa t’i dojë qejfi. Më vonë Esmeralda dhe Refugio puthen dhe Ezekieli, që i sheh, betohet se do të hakmerret, pasi ajo i kishte thënë atij se ishte kushëriri i saj. Marias i kujtohen fjalët e Atë Anselmos për Monserratin dhe e kupton se nëse Alehandro pranon atësinë e fëmijës, ajo do të dalë nga jeta e tij përgjithmonë. Atëhere, Maria, merr një armë...

Në një restorant, Dimitrio i tregon Adolfos se nuk ka pasur marrëdhënie me Jozefinën, sepse ajo është gruaja që dëshiron dhe nuk meriton të mashtrohet prej tij. Maria nis të zbatojë planin e vet... Ajo e shtyn Selian të fusë në dhomën e Antonios një foto të Monserratit me veshje intime. Kur e shikon Alehandro, zemërohet dhe zotohet se do ta vrasë me duart e veta. Graciela tallet me Monserratin e cila thotë se nuk do të bëjë paqe me Alehandron derisa ai t’i ulet në gjunjë e t’i kërkojë të falur për të gjitha ato që i ka bërë. Avokati i çon Alehandros dokumentet e divorcit, duke ia bërë të qartë se, nëse i firmos ato, deklaron se heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat ndaj fëmijës së palindur.

Esmeralda dhe Refugio bien në grackën e Ezekielit. Graciela e paralajmëron Alehandron se nëse ndonjëherë i jep divorcin Monserratit, kjo do t’i kushtojë të paktën gjysmën e të gjithë pasurisë së tij. Adolfo i propozon Jozefinës që së bashku të bëjnë xheloz Dimitrion. Ajo nuk e kupton nëse kjo është një ide e mirë dhe se Adolfo mund të përfitojë. Anxhelika i tregon Hoze Luisit se ka takuar Monserratin dhe ajo ishte shtatzënë. Në një mbrëmje, Monserrati shkon në banjo sepse i vjen për të vjellë, kur Maria e ndjek duke mbajtur një thikë në dorë...

Gjatë lindjes, Rozario e shoqëron Monserratin në sallën e operacionit, ku i rrëfen se ajo është nëna e Alehandros. Alehandros i kujtohen fjalët e Atë Anselmos. Ndërkohë, Hoze Luisi është shumë i mërzitur, sepse ai mendon se Monserrati nuk është e lumtur dhe dëshiron ta shohë atë. Viktori i telefonon Alehandros, për t’i thënë se lindi fëmija i tij, por i përgjigjet Maria, e cila i thotë se do ta lajmërojë ajo. Më vonë, Maria shfrytëzon një dobësi të Alehandros, duke i thënë se dëshiron t’i japë një fëmijë...

Hoakini i thotë Pedros se i dha mundësi të mjaftueshme Alehandros për të vrarë Hoze Luisin. Ndërkohë, Alehandro merr armën dhe përgatitet të shkojë për të gjetur këtë të fundit. Anxhelika i lutet Monserratit që ajo dhe Hoze Luisi të bëhen kumbarët e fëmijës së saj dhe Monse habitet nga ky propozim.

Duke ndjekur planin e tij ambicioz, Adolfo puth Jozefinën. Karlota pyet Monserratin se çfarë do të bëjë kur Alehandro të kuptojë se ai është fëmija i tij. Ajo i përgjigjet se ai do të duhet të kërkojë falje në gjunjë para saj dhe ajo do ta dërgojë në ferr!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.