7. Veshjet "nudo" të çiklisteve kolumbiane

Intervista - - INTIMITET -

Ekipi i çiklisteve kolumbiane, IDRD-Bogotá HumanaSan Mateo-Solgar, u paraqit në turin e Toskanës me një veshje të cilësuar si seksiste ( që nënvlerëson seksin femër). Në fakt, nga kërthiza e poshtë, veshja ishte me ngjyrë nudo, duke krijuar një efekt optik me shije të keqe. A ishte kjo një lloj reklame për çiklistet? Nga njëra anë, veprimi e ka arritur efektin e vet, por në anën tjetër, kjo është dëshpëruese.

Gazeta e përditshme kolumbiane, "El Tiempo", ka shkruar në një artikull se stilistja e veshjeve nuk është tjetër veçse një pjesëtare e ekipit, çiklistja Angi Rohas, 22 vjeçe, e apasionuar pas fesë dhe profesioniste e shumanëshme, në kërkim të sfidave të mëdha dhe aventurave të panjohura, siç e tregon edhe biografia e saj në Tvvitter. Ajo mbrohet kështu nga personat që e akuzojnë: "Kjo veshje është krijuar pa shpirtligësi, pa asnjë qëllim për të përdorur gratë për të promovuar produktet e sponsorëve të këtij ekipi". Për më tepër, veshja është apro- vuar nga organet përkatëse. Ajo akuzon gjithashtu efektin optik të fotos, që e tregon veshjen ngjyrë mishi, ndërkohë që ajo është më "okër". Megjithatë, presidenti i Bashkimit Ndërkombëtar të Çiklistëve, Brajan Kukson, të cilit nuk i ka pëlqyer ky kombinim ngjyrash, ka bërë të ditur se e konsideronte veshjen si "të papranueshme". Shkurt, të paktën tani, e gjithë bota e njeh ekipin e çiklisteve kolumbiane IDRD...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.