9. Kërkon divorc se nuk bënte dot kaq shumë seks!

Intervista - - INTIMITET -

Kjo është hera e parë që dëgjohet diçka e tillë. Një indian nga Bombei ka kërkuar divorcin, ku në kërkesën e parashtruar gjykatësit, shkak për ndarje kanë qenë nevojat e vazhdueshme seksuale të së shoqes. Sipas gazetës "The Times of India", burri ka deklaruar në janar 2014 se gruaja e tij ishte "agresive dhe autoritare, me një oreks seksual të pangopshëm", duke shtuar se ajo e kishte detyruar të merrte ilaçe për ta kënaqur në shtrat, ose e kishte dehur, ose e kishte kërcënuar se do të bënte seks me një burrë tjetër, pa ia bërë të gjatë. Burri ka shtuar se ai punonte shumë dhe kur kthehej në shtëpi, nuk kishte shumë fuqi për të kënaqur gruan e tij, me të cilën ishte martuar në prill 2012. Edhe problemet e tij shëndetësore, siç ishin ato me apendisitin, nuk e kanë zbutur këtë të fundit (as dëshirat e saj!). Gruaja e tij nuk është paraqitur në seancën e gjyqit, kështu që burrit iu dha divorci pa komentet e çmuara të të interesuarës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.