10. SHBA, shteti i beqarëve

Intervista - - INTIMITET -

Kjo është hera e parë, që prej statistikave të vitit 1976, që në SHBA ka më shumë beqarë, sesa të rritur të martuar, të paktën në sensin statistikor të fjalës, pasi njerëzit e pamartuar kurrë, janë konsideruar si beqarë. Studimi, i botuar në "Uashington Post", është bazuar në shifrat e Zyrës së Regjistrimit Amerikan, duke i shtuar numrin e personave që deklaroheshin si beqarë, të divorcuar, ose të pamartuar kurrë. Janë afro 128 milionë beqarë përtej Atlantikut, pra 51.2% e popullsisë së vendit, afro 15% më shumë se në vitin 1976, data e statistikave të para të këtij lloji, ku përqindja e beqarëve ishte 37.6%. Por, ku ndodhen saktësisht këta beqarë? Ata janë në qytet e mëdha, ndërkohë që në provincat, në qytetet e Jugut dhe Perëndimit të vendit, si San Zhoze, Sollt Lejk Siti, Mineapolis, Kansas Siti, apo Dallas, ka më shumë të martuar. Atëhere, ju beqarë, keni ndërmend të bëni së shpejti një udhëtim në Nju Jork, apo Çikago?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.