6. Në shtrat, ka rëndësi trashësia

Intervista - - INTIMITET -

Madhësia është një çështje e rëndësishme në seks, por ndryshe nga ç'mendonit, më shumë rëndësi ka gjatësia e rripit të pantallonave, sesa ajo e penisit. Në fakt, një studim turk konfirmon se burrat e shëndoshë janë më të mirë në shtrat. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit e Universitetit Ercijes të Kajserit kanë bërë lidhjen mes IMT (indeksit të masës trupore) dhe performancës seksuale mashkullore, duke krahasuar dy grupe prej 100 burrash, një grup që pohonte se kishte probleme në shtrat dhe tjetri, jo, gjatë një periudhe njëvjeçare. Rezultatet janë këto: Burrat me mbipeshë e zgjasin më shumë marrëdhënien në shtrat, 7.3 minuta, ndërkohë që ata të dobëtit, 108 sekonda, pra, as 2 minuta... Për çudi, performanca e mirë e burrave më të shëndoshë e ka origjinën te hormonet e tyre femërore. Ata kanë një nivel më të lartë ekstradioli, gjë që vonon orgazmën. Si përfundim, shkencëtarët janë kategorikë: Sa më shumë hormone femërore të ketë një burrë, aq më shumë e zgjat marrëdhënien. Na fal, Rajan Gosling...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.