A është ngrohja globale më keq nga ç’e mendonim?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sipas një studimi të kohëve të fundit, ngrohja globale ka përmasa më të mëdha sesa e mendonim. Ky përfundim u arrit nga matja e temperaturave në hemisferën e Jugut. Shkencëtarët mendojnë se niveli i ngrohjes së oqeaneve është në masën nga 48-152% më shumë sesa mendohej, pasi matjet në hemisferën e Jugut nuk janë bërë siç duhet. Shkencëtarët thonë gjithashtu se njerëzit kanë prodhuar dyfishin e nxehtësisë që mendohej. Ngrohja e oqeaneve është çelësi kyç për të kuptuar ngrohjen globale, sepse në oqean ruhet më shumë se 90% e nxehtësisë së prodhuar nga njeriu. Ngrohja e oqeaneve gjithashtu rrit nivelin e detrave. Që prej vitit 2004, janë vënë në oqean pajisje flotuese që masin temperaturën e tij, nga sipërfaqja, deri në 2000 metra thellësi. Janë hedhur afro 3600 pajisje të tilla, por vetëm kohët e fundit kanë filluar matjet e sakta edhe në hemisferën e Jugut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.