A mundet një pilulë t’i bëjë mendjet e ushtarëve më rezistente?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ilaçet mund të forcojnë rezistencën e ushtarëve në fushën e betejës dhe të parandalojnë çrregullimin e stresit post-traumatik, të shkaktuar nga lufta. Një pilulë, apo një spraj nga hunda mund ta trajtojë këtë lloj stresi, me anë të një substance kimike të quajtur neuropeptide Y (NPY), e cila prodhohet nga truri për t’i ndihmuar njerëzit të përballojnë situata shumë stresuese. Ky ilaç mund t’i bëjë ushtarët edhe më rezistentë në situatat e vështira të luftës. Ai po përpunohet nga shkencëtarët e universitetit të Jejlit në Konektikat dhe të Shkollës së Mjekësisë Mount Sinai, të Nju Jorkut. Ai po testohet te pacientët që vuajnë nga ky lloj stresi dhe rezultatet priten të dalin në pranverën që vjen. Mendohet se një e treta e personave që i mbijetojnë një situate tmerruese (që nga aksidentet rrugore e deri te sulmet ushtarake), vuajnë nga çrregullimi i stresit posttraumatik. Ilaçi në fjalë mendohet t’i ndihmojë të mbijetuarit ta marrin veten më shpejt nga stresi dhe të kenë më pak frikë e ankth.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.