Për historinë: “U martova edhe pse isha impotent”

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Kjo që po ju shkruaj është e ngjashme me historinë në fjalë. Para 12 vjetësh, u martova. Bukuri! Si çdo çift, edhe ne kishim dëshirë të bënim fëmijë, por fati nuk e deshi. Mbasi u martova, shkova në Greqi me burrin dhe aty filluam jetën tonë. Duke parë se gjërat nuk po shkonin ashtu siç donim ne, shkuam te doktori dhe bëmë analiza të dy. Rezultati doli që burri ishte steril dhe kur e mori vesh, i ra si bombë dhe pavarësisht se ishte shumë e rëndë për atë si burrë, mori guximin dhe më tha: “Unë ky jam, po deshe rri me mua, po deshe ik”. Unë i thashë: “Vetëm vdekja më ndan nga ti!” dhe kemi 12 vjet që jetojmë bashkë, e duam dhe e respektojmë njëri- tjetrin, pavarësisht se diçka shumë e madhe na mungon.

Jo më kot e tregova historinë tonë. E bëra për t’i thënë këtij zotërisë që thotë “dhe unë doja të kisha një familje me njeriun që dua, por s’bëhet”. Ai atë vajzë nuk e do se po ta donte, nuk do t’ia mbante të fshehur 3 vjet duke lënë të shpresojë të gënjeshtrat e atij dhe i them të flasë sa më shpejt me gruan e tij se, sa më vonë të flasë, aq më keq do të jetë për të. Me respekt, B. A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.