Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Alban Arapi

Alban Arapi Unë mund të sjell rrotull botën, për ty, E të jap ç’të duash edhe ato që s’mund. Dashuria ime, kur ndesh të tuat sy, Të bën ty pjesë të sajën dhe bëhet e pafund...

Bledi Ylli Ka pasur raste, ku pranë suksesit je, Një zar i keq të shpie gjithë lojën në fillim! Sepse zari është punë fati, miqtë e mi, Dhe vetë fati mund të thuash, është zar. Kështu në jetë mund të kërkohet strategji, Po kurrsesi s’duhet ta marrësh si një garë... Bledi Ylli

Sorkadhja

I tha sorkadhit, sorkadhja Bukuroshja, zemërmadhja: - I dashur, të dua shumë, Po ti, a më do sa unë? - Të dua, moj shtatlastare Mos e vër në dyshim fare... Moj e hirshme, shpirt–o xhan Në zemër të zemrës të kam!

Zemra e gjyshes

Luli im, o të pastë gjyshi, A po shkon në barnatore? Të m’i marrësh disa ilaçe T’i kam shkrue në fletore. Do të shkoj, o gjyshi i dashur Se të kam gjysh të mirë, Më tregon tregime t´bukura, Dhe e ke një zemër të dlirë. Shko pra shko, se do t´qerasi, Dhe që tani po të bëj be, Kur të zgjohesh në mëngjes Dhjetë euro n´vitrinë i ke. Shkoi Luli e kreu punë, Ia la ilaçet gjyshit te dera, - Do t’i marr nesër dhjetë euro I qeshte ftyra si pranvera.

II Kur na zbardhi e lumja ditë, E këndoi gjeli mu në derë, Po shkon Luli me i marrë paratë I gëzuar shend e verë.

Është afru te vitrina

Izet S. Culli. Jo, o Luli, ti nipi im, Qofsh i lumtur nëpër mote, Nëntëdhjetë euro me gjithë zemër Të qerasi sot gjyshja jote! I çuditur mbeti Luli Me habi po e pyet mendjen; A thua vallë po kush ia zbuti Gjyshes sime aq shumë mendjen?

Memaliaj

Shumë i bukur vendi im, Mbushur plot me gjelbërim, Më i bukuri ndër vendet-o, Qyteti ku kam lindur, unë. Atje ku hodha hapin e parë, Atje ku kalova 20 beharë, E kur pashë atë fotografi, Seç kalova në nostalgji. I mbushur plot me blerime, Tani ka veç shkatërime. Qytet i bukur, qytet me vlerë, Mbushur me dëshmorë e nder Atje ku mësova shkronjën e parë, Atje ku thirra nënë e babë, Pavarësisht se jemi larguar, Kurrë nuk të kam haruar. Atje ku hodha hapin e parë, Atje kam kaluar 20 beharë, Në ujin e Vjosës jemi larë, Motra, vëllezër të pandarë. O qytet i heronjve, I luanëve të minierave, Seç ju kemi vënë në radhë, Si fisheku në gjerdanë. Rri dhe me mall kujtoj, Prejardhjen kurrë s’e harrojmë, Sa të jetë jeta përmbi dhe, Bijë minatoresh do ngelemi ne...

Luljeta Pashollari (Gjosha)

Flatrat i ke prej dielli

Zë zogu që po hesht mbi heshtje qiejsh, Ulu në degë shpirti, Në pemë të përflakur drite, E këndo nëpër qiej të dukshëm Me tinguj ere të padukshme! Heshtjen s’mund ta duroj As edhe në një fije bari, E jo më në sqepin tënd! Mbill një zë në këtë ditë të mërzitshme, Një melodi jete Që largon urrejtjen,vdekjen Dhe sjell në shpirtin tim dashurinë! Është koha të dëgjojmë Këngën tënde. Ndjehem i lodhur. Boll me zëra vetëtimash vrastare, Gjëmimesh boshe e urrejtjesh, Në hapësira të vjetra e të reja qiejsh E mjegulla resh! Ulu i miri im e këndo në pemën e gëzimeve të mia e të tuat! Flatrat i ke prej dielli. Miltiadh Davidhi

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.