A dëmtohet syri i mirë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një vajzë 13 vjeçe q ë më ka dalë m e ambliopi n ë syrin e majtë. Dua të di, a ndikon ambliopia në dëmtimin e shikimit në syrin e djathtë, me të cilin vajza shikon shumë mirë? Veç kësaj, a rrezikon që ambliopia në syrin e majtë të bëhet më e rëndë, apo qëndron në këtë fazë që është? A shërohet? Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: -

E nderuar mamaja e vajzës 13 vjeçe! Fillimisht do të shpjegoj disa të dhëna të thjeshta mbi ambliopinë, të cilat do të të ndihmojnë për të kuptuar përgjigjen e pyetjes suaj.

- Ambliopia është paaftësia e syrit të njeriut për të parë më mirë, ose siç quhet në gjuhën e përditshme, syri dembel. Në përgjithësi, ambliopia ndodh në rastin e syrit me numër më të madh syzesh dhe si rrjedhim, ky sy i merr impulset vizive më ngathët sesa syri me numër më të vogël ( më i mprehtë) dhe kështu zhvillohet ngadalë aftësia e tij e të parit. Ka edhe raste kur ambliopia është e lindur dhe ka të bëjë me sëmundje të tjera të syrit që e kanë lënë atë inaktiv, të pazhvilluar. Luftimi i ambliopisë duhet të bëhet që në moshë të vogël. Duke u bazuar në protokollet e sotme ophtalmologjike, mjeku okulist duhet ta ketë përfunduar luftimin e ambliopisë brenda moshës 7- 8 vjeçare. Pra, fëmija duhet t’i ketë vendosur syzet që në moshën 5- 6 vjeç maksimumi, edhe duke mbajtur syze të vazhdueshme, edhe duke vendosur fasho (opticland) në syrin e shëndetshëm, që të ketë filluar aktivizimi vetëm i syrit të dobët derisa ai të barazohet me syrin e shëndetshëm. Më pas, vazhdohet vetëm me mbajtje të syzeve, pasi edhe pse numri i syve mund të jetë i ndryshëm, aftësia e të parit të të dy syve duhet të jetë e barabartë. Kjo barazi krijon imazhin tredimensional të objektit në trurin e njeriut, në zonën qendrore të të parit, që është e pozicionuar në lobin ocipital të trupit, në fissura kalkarinea.

- Përsa i përket vajzës suaj 13 vjeçe, kjo amblyopi, ky dembelizëm i të parit në syrin e majtë tashmë është i instaluar dhe nuk mund të zhduket më. Përsa i përket syrit të djathtë, ky sy është aktiv dhe nuk ndikohet absolutisht nga paaftësia e syrit të majtë, kështu që nuk duhet të shqetësohemi fare për syrin aktiv. Ndërsa përsa i përket pyetjes se mos kjo ambliopi e syrit të majtë përkeqësohet edhe më shumë, kjo nuk duhet t’ju shqetësojë fare, pasi në moshën e vajzës tuaj 13 vjeçare nuk ka më mundësi që shikimi të ulet më shumë. Ambliopia tashmë është fiksuar, është instaluar dhe situata nuk përkeqësohet më, por as nuk përmirësohet e nuk shërohet. Faleminderit për pyetjen tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.