Më pushon dhimbja vetëm kur ha bukë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- E nderuar Doktoreshë Vali! Jam 33 vjeçe dhe ka ca kohë që kam probleme me stomakun. Kam një mundim të vazhdueshëm, një ndjenjë plogështie, shpesh kam edhe dridhje të trupit dhe më merren mendtë. E vetmja gjë që më ndihmon është të ha bukë, kam uri të shpeshtë, gjë që ka ndikuar që edhe të shtoj peshë. Dhimbja më fillon në tërësi me barkun. Edhe me jashtëqitjen kam probleme herë pas here. Vetëm kur ha bukë shpesh sikur më lehtësohet problemi që kam. Çfarë duhet të bëj? Çfarë analize? Përse duhet të ha bukë shpesh që të mos kem dhimbje?

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe:

- Përshëndetje! Duke u nisur nga shqetësimet tuaja që mi paraqisni në letër, do t’ju thoja që ju keni nevojë t’u nënshtroheni disa analizave dhe sidomos të bëni analizën: Glicemia esëll dhe dy orë pas buke, pasi mund të keni edhe sëmundjen e sheqerit (diabetit) sepse keni disa shenja që më bëjnë të mendoj për një gjë të tillë. Përsa u përket problemeve të stomakut, duhet të bëni ekzaminimin gastroskopik për t’u diagnostikuar dhe mjekuar. Pra, rasti juaj, do patjetër një vizitë te mjekët specialistë, për ekzaminim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.