Yetje - ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:

- I nderuar letërshkrues! Nga letra jote e gjatë, del një pyetje: Përse vajzat pëlqejnë më tepër pasurinë sesa vlerat njerëzore të një djali? Jo vetëm vajzat, por edhe ti, edhe unë, të gjithë themi se nuk ka vlerë më të bukur sesa të kesh aftësinë që të pasurohesh në mënyrë të ndershme. E qartë? Përndryshe, mund të themi “djalë i mirë, por s’është për shtëpinë e vet”, “po e zë shtëpia brenda” ose, “i ziu, gjithë këtë jetë e nuk blen dot një shtëpi”... etj. Dëgjojmë edhe kështu: “Djalë yll, por i miri i të tjerave, i keqi i vetes(!)”. Në këto raste, ose mund të jetë dorëshpuar, ose nuk e mban dot punën, ashtu “ngul-shkul”, siç thotë populli. A do të të them edhe diçka për të qeshur? Dikur përdorej shprehja “qengji i urtë pi dy nëna”, kurse tani thuhet: “Qengji i butë pi një të “mutë”, i shkathëti pi dy nëna...” (Më fal për pak “banalitet”, porse ashtu si në botën e kafshëve, ku i dobëti jo vetëm që nuk gjen ushqim për vete, por bëhet ushqim për më të fortët sipas parimit të ekzistencializmit. Kjo ndodh edhe në botën njerëzore, veçse është pak më e “maskuar”). Shoh në lagjen time ca alamet “burrash” të

- Si ka mundësi që nuk tërheq fare në krevat djali me të cilin jam lidhur? E dashuroj, por kur vjen puna te krevati, nuk ndjej fare kënaqësi. Mos vallë ndikon fakti që ai ejakulon shumë shpejt?

- Sigurisht që kjo ka ndikuar, sepse i bie që ai vetëm për veten kënaqet, ndërsa juve nuk jua bën qejfin. Nëse një femër nuk e ka arritur orgazmen, zëre se ka bërë seks vetëm për t’i bërë qejfin partnerit të saj. E kuptojmë që femrat e kanë më të vështirë këtë pjesë, pra, arritjen e orgazmës, ama me ndihmën e partnerit dhe duke u treguar më eksploruese e kërkuese ndaj partnerit, e arrin kënaqësinë. Shprehjani këtë shqetësim partnerit tuaj, sepse femrës i duhen të paktën 15 minuta marrëdhënie, që të arrijë në orgazëm. Ka edhe femra që e arrijnë orgazmën

hesha nga vendi dhe isha një njeri i thjeshtë. E kisha shumë të vështirë të hyja në shoqërinë e femrave, pasi ato nuk ishin të interesuara për djemtë e thjeshtë si puna ime, por për ata me X5 ose X6. Sot nuk jam i pasur, por në një gjendje të mirë ekonomike dhe eci nëpër rrugët e Tiranës me një makinë të mirë. Çuditërisht, disa nga shokët e mi që jetojnë këtu më flasin për vajza që duan të më takojnë apo të njihen me mua, kur unë nuk i njoh fare. Kaq lehtë shiten me të vërtetë vajzat shqiptare?! Me shprehjen se paraja të rregullon imazhin si person dhe të bën më të bukur dhe të admirueshëm në sytë e të tjerëve, veçanërisht femrave? A është ky një perceptim i gabuar i një mënyre jetese “moderne dhe të përparuar”, që fatkeqësisht këtu në Tiranë e shoh jo vetëm te njerëzit e thjeshtë, por edhe tek ata publikë? A po shkojmë ne drejt një kulture të gabuar të ushqyerjes së të rinjve që rrjedhimisht do të ndikojë në shumë aspekte negative, pasi të gjithë duan të pasurohen dhe shumë të rinj sot sakrifikojnë jetët e tyre duke iu futur rrugës kriminale, për t’u pasuruar shpejt dhe pastaj të përfitojnë benefitet e jetës së të pasurit? A duhet që vërtet në këtë vend gjithçka të sillet rreth pushtetit dhe parasë apo t’u jepet më tepër vlerë vlerave të vërteta njerëzore të individëve? Janë kaq shumë pyetje për të cilat do të doja përgjigje... Shpresoj të m’i ktheni... Faleminderit.

cilët vetëm burra nuk janë, të cilët nuk punojnë, nuk e “ngulin” asgjëkundi dhe mbahen nga gratë. Për nga pamja e muhabeti, deri mënyra se si e tokin gotën apo e shkundin cigaren, duken sikur të marrin më qafë... As unë si psikolog nuk e di ku e gjejnë atë qetësinë e krenarinë kur pjesën më të madhe të ditës i gjen nëpër klube sikur të jenë të punësuar. Nuk e di se çfarë u thonë grave te shtëpia këta burra-burreca dhe do të doja t’i pyesja gratë e tyre që punojnë në dy punë e t’u thoja: “O zonjë fisnike, a mos po e blen me para ti këtë “dashurinë” e burrit tënd? Leqë, çfarë dashurie?! Imagjino, burri i freskët e i çlodhur, gruaja vjen e rraskapitur dhe në krevat, gjatë dashurisë, do s’do, do të rrijë sikur i ke futur “narkozën” dhe po e bën

- Dhimbjet nuk janë gjithmonë tregues i ndonjë gjëje të keqe. Gjithse- “operacion”.

“Mos e bëj kaq tragjike, profesor”, mund të më thuash ti, letërshkrues. Dakord, por a e di se ç‘thotë populli për këta lloj burrash? Ja disa thënie: “burri në shtëpi, si kërcu i zi”. Burri i pazoti, si çatia pa tra” edhe më keq: Burri në shtëpi, si pordha nëpër brekë (sidomos kur gruaja po bën punët). Të duket sikur po i përbuz këto lloj burrash? Ndoshta, sepse në fakt kam qejf t’i “tall” pak, pasi unë i përkas atij brezi të cilët duan ta sfidojnë pensionin, qoftë edhe duke shitur banane, pasi punë nuk gjen vetëm ai që s’do të punojë. Kur unë kam pranuar fejesën e gocës sime, nuk jam bazuar te pasuria e të fejuarit të saj, por vetëm te fakti se ai në moshën 25 vjeçare kishte arritur të ndërtonte një shtëpi 4 katëshe dhe një klub te Lana. Unë e dija se klubi ishte i përkohshëm dhe ai e dinte këtë, ndaj e kishte ndërtuar me materiale të çmontueshme. Mua nuk më tërhoqi ai benzi i tij luksoz, por vetëm aftësitë e tij dhe fakti që i kishte duart me kallo e që punonte në dy punë dhe si i rritur pa të ndjerin baba, mamanë e mbante si zonjë.

Të gjitha këto t’i thashë se, në fund të fundit, aftësitë për t’u pasuruar në rrugë të ndershme tregojnë se një burrë do të jetë si një “timonier” i zoti dhe “anija” familjare nuk do të mbytet kurrë. Kjo është arsyeja pse vajzat shikojnë pasurinë te mashkulli, edhe pse mund të jenë shumë të pasura vetë. Kur një vajzë super e pasur këtu në Tiranë, po fejohej me një arsimtar të

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

brenda 5 minutash, por ato janë të rralla. Një bisedë e hapur me partnerin do t’ju ndihmonte që ta bëni më të pëlqyeshëm intimitetin tuaj.

- Doktor Evi, kam dhimbje në testikulin tim, sidomos te njëri që duket më i madh se tjetri. Nuk janë dhimbje të mëdha, por të vogla dhe shqetësuese. Mos vallë duhet të dyshoj për ndonjë gjë të keqe?

si, kjo zbulohet vetëm kur të bëni një konsultë me mjekun specialist androlog. Vizita mjekësore do t’ju qetësojë juve dhe, nëse keni nevojë për mjekim, mjeku do t’jua rekomandojë...

- Ju lutem, a mund të më thoni sa është madhësia normale e penisit në ereksion? Faleminderit.

- Madhësia e penisit te një mashkull normal është mesatarisht 12-14 centimetra në ereksion. ardhur nga provincat e që banonte me qira, vajza u bind vetëm sepse përveçse ai ishte një djalë yll, kur ajo i tha “lëre punën se s’ia kemi nevojën rrogës tënde të vogël”, ai i tha: “Jo, punën nuk do ta lë kurrë, e para sepse kam investuar për këtë diplomë, e dyta se puna është kënaqësi e terapi dhe e treta sepse nuk dua të jetoj me paratë e tua. Më shijon më shumë shija e ëmbël e djersës sime”.

Kjo vajzë, ish-studentja ime, sot psikologe, më ka thënë se kjo përgjigje e tij e ka bindur që ky ishte i duhuri, edhe pse pa shtëpi e pa makinë. Një vajzë do të gëzohej kur t’i propozonte një djalë me makinë e shtëpi luksoze, sepse këtu ajo “sheh” jo pasurinë, por zotësinë e tij, ashtu siç mund të lemerisej e të ikte po të merrte vesh se ky i kishte fituar paratë me drogë ose më keq, duke grabitur si ai “vrasësi” që grabiste argjendaritë apo si A. Bitraj që vodhi bankën. E kuptove tani se përse vajzat tek i pasuri nuk shohin aq shumë pasurinë, paranë, por zotësinë për të fituar?

Kur isha pedagog i ri i psikologjisë dhe u shpjegoja studentëve fjalën “personalitet”, qesha, kur në fjalor (dhe sipas psikologjisë sonë) e pashë të shpjegohej: I vetëdijshëm, normal e që ka aftësinë të zbatojë mësimet e Partisë... etj. Në psikologjinë amerikane ishte vërtet: “i vetëdijshëm, normal”, por vijonte: Që ka aftësinë të pasurohet duke zbatuar ligjet e shtetit dhe normat shoqërore...

Përgjigjja ime do të ishte më e plotë po të shpjegojmë origjinën e familjes. Në kohët më të lashta, femra rrinte me fëmijët në shpellë, kurse burri duhet të ishte gjuetar dhe luftëtar i zoti, sepse po të mos gjuante, do vdisnin fëmijët dhe po të mos ishte trim e luftëtar, do t’ia sulmonin të tjerët familjen. Kjo është e transmetuar gjenetikisht dhe që këtu buron fakti që çdo gocë e do burrin të fortë, trim, e jo skilipec, por edhe “gjuetar” të mençur të parasë, me qëllim që të ndjehet e mbrojtur edhe ekonomikisht. Femra, në insktiktin shumë të zhvilluar të mëmësisë, trembet shumë nga rënia ekonomike sepse sheh pamundësinë për t’i rritur si duhet fëmijët, për t’i shkolluar ata në shkollat më të mira apo larg qoftë, për t’u shpëtuar jetën deri me mjekime tepër të kushtueshme brenda ose jashtë, në raste sëmundjesh. Pra, femra e mençur, e sheh pasurinë tënde si “zotësi” tënden, të sheh ty si njeri tek i cili mund të mbështetesh pa pasur frikë se nuk di apo nuk mundesh dhe besoj se vetë Krijuesi e bëri kështu femrën “lakmuese” të ndjeshme, të zgjuar, por edhe pak “frikacake”. Prandaj mos prit të gjesh nuse të bukur, edhe pse mund të jesh djalë i bukur, kur je “kokrra e dembelit” ose bythëpambuk, një fodull pa profesion e pa mjete për të fituar para. Edhe goca më “trime” do të trembej nga një djalë i papunë, pa profesion e pa diplomë... Ç’ta dojë atë, thjesht si “hamshor”? Jooo! Besoj se u kuptuam.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.