UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Kam një urim për Gëzim Kacen Mamurras, djalë i mirë dhe kam shumë respekt për të. Një urim dhe respekt kam dhe për Reçi Oil Mamurras, duke filluar nga pronarët e gjer tek kamarierët dhe banakierët, pastruesit, shitësit dhe rojet. Respekt për ju të gjithë. Artur J.

Një përshëndetje të veçantë për zotin Stavri Kristo, lexova intervistën tuaj dhe më pëlqeu shumë. Ti je dëshmi e gjallë e marrëdhënieve shqiptaro-ruse të atyre viteve. Libri yt është dokument historik, ka shumë të moshës tënde që kanë patur mundësi të tregojnë për kohën e komunizmit, por janë larguar nga kjo botë pa treguar, pa dëshmuar për brezat e ardhshëm. Të dhëntë Zoti shëndet e jetë! Me respekt për ju dhe veprën tuaj. Artur Jaku Mamurras. Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju... - Në mënyrë instiktive dhe shumë të natyrshme, më shkon mendja te njerëzit e Pukës, të fshatit Gojan. Oh, sa janë! Të gjithë të dashur, por në veçanti, uroj Zef Nokën, shoferin e palodhur të Fierzës. Të falënderoj, i dashur Zef, që herë pas here më telefonon. Të priftë e mbara, njeri i mirë!

- Të falenderoj nga zemra ty, Shpresa Zhegu, partnerja ime e shkëlqyer e vallëzimit, aty te lokali i Malvinës. Je 68 vjeçe, po dukesh si 20, kur kërcen me mua. Ah, ta dish, sa rini dhe gjallëri më ke kthyer. Edhe pena ecën më shumë. Të përqafoj fort, o tiranse e paplakshme!

- I dashur Ilir Lulo! Ju, që të tre fëmijët, keni një fisnikëri gjenetike. Po ti prind, ke një mirësjellje dhe ngrohtësi njerëzore dhe sa herë të takoj, ajo ditë më duket më e bukur. Të uroj gjithë të mirat, miku im fisnik.

- Këto gjëra, si panairi agroushqimor në Skrapar, nuk i shpëtojnë vëmendjes sime, i dashur Bajram Muça! Po, kur të pashë edhe ty atje, një gulmim i ngrohtë më përshkoi tej e tej. Ky bankier, ky sportisti që nuk e harron vendlindjen, përkundrazi, kontribuon. Për Zotin, je njeri i rrallë i dashur Bajram dhe ti e di që këtë nuk e them vetëm unë. Të uroj famljarisht, gjithë të mirat.

- Erdha të kërkova i dashur Pëllum Salillari, por kishe shkuar në Rusi me gjithë Afërditën, sepse martonit djalin me një ruse. O Zot, sa m’u bë qejfi. Sa shpejt, edhe gjysh, ishalla.

- Ja dhe qendra e Lezhës, siç më ke thënë në intervista dhe siç e ke patur ëndërr, i dashur Viktor Tusha. Të uroj fort, që i ke dhënë zemrën tënde atij qyteti të lavdishëm për gjithë shqiptarët. Përqafoi fort fëmijët dhe të fala njeriut që e than anglishten!

- Sa herë vete tek lokali “Palma” ti më përshëndet më shumë, respekt e dashur. Vera Bushati (Kapo). Unë të pyes për Andin. Ti për Arjanin dhe Shpresën. Uroj një jetë të gjatë, për ty pedagoge e arkitektures dhe “njeri Nobel” si thotë fjala!

- Sa herë e “ul stekën” poshtë shefave të ndonjë biznesi, gjithashtu takoj njerëz shumë të mirë. I tillë është edhe Mateo, kamarier aty te lokali “Top Bast”, i mikut tim Gaz Demi. Mateo, si tek “Ungjilli”, apo si në ca filma italianë. Po ti je një djalë i thjeshtë dhe shumë i edukuar shqiptar dhe kjo më del e tepron si motiv për të shkruar, për ty, i dashur mik i vjetër.

- Ja dhe panairi i punës, aty te Muzeu Historik. Për nder, ti i dashur Nikolin Jaka, ke hyrë në zemrën time, për të mos dalë më që andej. Më pëlqeu sidomos për diskutimet shumë objektive. Urime, i dashur mik!

- Dhe, ja... bie gongu, i dashur Xhep Tabaku, gongu që më kujton se aty në Dushk të Lushnjes kam një mik të pazëvendësueshëm. Të përqafoj fort. Të fala të gjithëve, puthe nipin!

- Aty tek “Intervista” jonë e dashur, ia bëre fora, i dashur Idajet Beqiri. Guximtar ke qenë dhe i tillë mbetsh. Urime!

- M’u bë zemra mal kur ndërtuesi i shquar Ismail Ahmeti, këmbënguli që t’i bëja të fala mikut tonë të përbashkët Petrit Shehu aty te portat e blinduara. Miqësia e tyre lindi dhe u rrit në Fierzë, ndaj është e “blinduar”. Urime të dyve!

- Sa m’u bë qejfi për ty, Lediana Fratari, vajza e mikut tim të shtrenjtë Hajredin, që u zgjodhe në Këshillin drejtues të PD- së. Një rrugë e re plot sfida të pret, pas studimeve. Urime nga zemra!

- Mbase e patë në TV, fillimin e punimeve për rikonstruktimin e qendrës hyrëse të Tiranës (Qafë-Kashar) jo të gjithë e dinë, se ato po i kryen një nga firmat më serioze në Shqipëri “Geci”. Të uroj fort, ty Ramë Geci si president dhe të gjithë punonjësit, për cilësinë e punimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.