Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë... Keni lindur të HËNËN Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Hënës, asaj që ndriçon netët tona dhe që ju lidh me universin e intuitës dhe marrëdhënieve, si edhe me atë të fëmijëve. Ju jeni i ndjeshëm, ju pëlqen misteri e sekretet dhe dini të dëshifroni atë që fshihet pas pamjes së jashtme. Kjo është një dhunti që nganjëhere ju bën të vuani, në momentet kur doni të jeni më naiv dhe t’i bëni më pak pyetje vetes!

Dashuritë tuaja: Aftësia juaj joshëse është e madhe dhe shumë burra/gra do të bien në rrjetën tuaj, sepse, pas pamjes së jashtme prej fëmije, fshihni një sensualitet turbullues. Jeni këmbëngulës dhe e arrini gjithmonë atë që doni, me një fjalë, jeni ju ai/ ajo që komandoni! Merreni vesh shumë mirë me venusianët (ata që kanë lindur të premten). Ju keni ose do të keni fëmijë, sepse sipas jush, kjo është thelbësore për ekuilibrin tuaj, ashtu si jeta në çift, që zë një vend më vete. Por, nga ana tjetër, ju nuk do të pranonit të bënit gjithçka për të ruajtur një partner/e. Ai/ajo duhet t’ju meritojë dhe t’ju joshë çdo ditë, përndryshe, mund të tundoheni të lid- heni me dikë tjetër.

Jeta profesionale: Ju pëlqejnë kërkimi, hetimi dhe doni të njihni prejardhjen e përsenë e gjërave. Ju evoluoni me kënaqësi në të gjithë profesionet e lidhura me psikologjinë, fëmijët apo kriminalitetin.

Profesioni juaj ideal: Ai i ekspertit që ndihmon policinë për të zbuluar motivet e një krimineli e për të mundësuar kapjen e tij. Jeni i aftë të shkruani, kompozoni apo luani muzikë, pasi jeni krijues. Megjithatë, mendoni edhe të mbroni veten: Ndjeshmëria juaj e madhe nganjëherë mund t’ju bllokojë kur gjendeni në një mjedis që e perceptoni si të vështirë.

Kafsha juaj e preferuar: Macja, e shpejtë dhe kureshtare, si ju.

Fjala kyç: Imagjinatë, guxim, njohuri, mirëkuptim Keni lindur të MARTËN Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Marsit, perëndisë së luftës. Pra, keni karakter luftarak, ju pëlqen të fitoni, edhe sikur të lëndoheni, në sensin e drejtpërdrejtë dhe të figurshëm të fjalës. Ju pëlqen gjithashtu të lëvizni, veproni dhe t’i dedikoheni një kauze të caktuar. Mund të keni tendencë të tregoheni i fortë dhe i ashpër me ata që i gjykoni si të squllur, ose pak të motivuar. Megjithatë, në përgjithësi, jua falin, sepse dini të shpërndani rrotull jush energji dhe entuziazëm! Të tjerët admirojnë kryesisht aftësinë tuaj për t’u bërë ballë vështirësive pa u përkulur.

Dashuritë tuaja: Ju dashuroni aq me pasion, heroizëm dhe vetëmohim, sa mund t’i trembni të tjerët! Dashuria është gjëja më e rëndësishme e jetës suaj, megjithëse nganjëherë ju marrin për burrë/grua të lehtë, që bie shpesh në dashuri. Nuk ka mendim më të gabuar se ky, pasi ditën që do të takoni njeriun e duhur, asgjë dhe askush tjetër nuk do të ketë më rëndësi për ju. Është e vërtetë që do të vazhdoni të verifikoni aftësitë tuaja joshëse me një tjetër, por kjo do të mbetet një ndjenjë platonike. Ju do të merreshit vesh mirë me një jupiterian, që ka lindur të enjten.

Jeta juaj profesionale: Juve ju pëlqen gjithçka që ka lidhje me tregtinë, ushtrinë, ndihmën humanitare, mjekësinë dhe në veçanti, kirurgjinë, dhëmbët, fytin. Pikërisht në këto fusha do të jepnit më të mirën e vetes suaj, ashtu si në fushën e makinave dhe aviacionit. Ciladoqoftë fusha juaj e zgjedhur, ju do të përpiqeni të keni poste drejtuese, në të cilat do të dini si të impononi respekt.

Kafsha juaj e preferuar: Një zog, sidomos grabitqar, një skifter, apo një shqiponjë.

Fjalët tuaja kyç: Të luftosh, të japësh, të dashurosh dhe të dëshirosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.