REVOLTKLAN:

Pse zgjodhëm këngëtaren bullgare

Intervista - - FAQE 1 -

Revoltklan tashmë nuk është më një emër i panjohur në muzikën shqiptare. Përveç faktit që sjellin gjithnjë këngë të bukura, djemtë njihen edhe për sjelljen e bashkëpunimeve me këngëtarë të huaj, si ai me Mario Biskin, Daniele Meon dhe Otilia. Tani ata sjellin për ne, një nga yjet e muzikës bullgare, Alisian. “Lover numer one” është shoqëruar edhe me një klip goxha të shtrenjtë... Djemtë e Revoltklan, Bruno dhe Febi, në këtë intervistë, tregojnë për bashkëpunimin e tyre më të ri, si u realizua ky klip, sa kushtoi, si dhe shumë e shumë gjëra të bukura rreth aktiviteteve të tyre më të fundit...

Fabjola Kuburi: - Revoltklan, si jeni?

Revoltklan: - Hej, ç’kemi Fabjola, si je ti? Ne, super fare!

- Pas suksesit me Otilian rumune, vini në një tjetër bashkëpunim me Alisian bullgare... Si duket, i keni marrëdhëniet mirë me Ballkanin...

- Mundohemi, edhe pse meritat e veçanta për këtë i shkojnë RevoltMusic Studio, ku punojnë djem të talentuar si Enis Mullaj, Egli Marini dhe Arjon Gjini, të cilët, për më shumë se 3 vjet, bashkë me ne punojnë për artistë tepër të njohur të tregut ballkanas e më gjerë në Europë.

- Brenda një kohe të shkurtër keni arritur të jeni të pranishëm me klipe, por edhe nëpër evente të ndryshme muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Si e menaxhoni kohën?

- Për këtë, duhet falënderuar ndoj.it me Davide Ndoj, për eventet jashtë Shqipërisë, si dhe Aldo Boshnjaku i “Amazing Events”, për turin që na organizoi këtë verë në klubet më të mira të vendit, së bashku me Otilian. Mendojmë se kemi një skuadër të mirë që punon me ne.

- Ç’mund të na tregoni për këngën e re “Lover number one” ( I dashuri numër 1)?

- Mendojmë se si publiku shqiptar, ashtu edhe ai bullgar po e presin mirë dhe shpresojmë që nëpërmjet labelave të huaja, kënga të hyjë edhe në tregje akoma më të mëdha. Është një prej videove tona më të mira dhe për herë

të parë, bashkëpunojmë me një kompani të huaj, pasi të gjitha videot tona të mëparshme kanë ardhur artistët e huaj në Shqipëri dhe janë xhiruar nga Max Production. Kjo u xhirua nga Danco, tepër i njohur në tregun bullgar për video cilësore.

- Realisht, çfarë keni dashur të sillni me klipin e kësaj kënge?

- Një frymë të re në tregun bullgar dhe atë shqiptar, duke kthyer një star të muzikës pop-etno në pop star të niveleve europiane e botërore, si edhe një video ndryshe nga të tjerat, me skena të xhiruara nga ajri të një jahti luksoz, në Detin e Zi. Duhet theksuar se Ara Music, labeli i Alisias, e ka paguar shtrenjtë këtë video.

- Sa shtrenjtë?

- 15 mijë euro.

- Ky klip ka shumë ngjyra, shumë ekzotikë. Mos ndoshta edhe këto janë elemente që e kanë bërë klipin të bjerë kaq shumë në sy?

- Ah, kjo është meritë e stafit të Ara Music, të cilët kujdeseshin për çdo detaj te videos! Të punoje me një staf aq të madh si ata, të dukej vetja tamam sikur po xhiroje në Hollivud. Madje, kompania që bënte xhirimet nga ajri me helikopter, ishte e njëjta kompani që ka xhiruar pjesët e “Expendables” në Bullgari. Ishte një eksperiencë fantastike!

- I keni kënduar dhe i këndoni dashurisë, ndërkohë që vajzat kanë të drejtë t’ju admirojnë. Si silleni me fanset tuaja?

- Kemi kënduar madje dhe materiali i ri që do të dalë shumë shpejt është një baladë. Mundohemi të mos i zhgënjejmë me materialet që nxjerrim si dhe mendojmë se jemi shumë të thjeshtë si grup, duke u munduar të jemi sa më afër me fansat tanë nëpërmjet rrjeteve sociale.

- Është dikush që e meriton melodinë ose ndoshta të gjithë këngën “Lover number one?

- Patjetër që po... Janë dy vajzat që i kemi në krah. (Buzëqeshin)

- Si mund të jetë një “lover number one” ( I dashuri numër 1)?

- Duhet të jetë në të gjitha detajet lover number one në, sidomos në ndjenjat e vërteta.

- Keni qenë pjesëmarrës nëpër festivale, keni arritur madje edhe në gjysmë finale, por nuk jeni vlerësuar. Si ka mundësi që nuk mërziteni asnjëherë me organizatorët e tyre?

- Ne kemi qenë dhe jemi pjesëmarrës në këto festivale sepse ne e vazhdojmë punën pa u ndikuar nga çmimet. I rëndësishëm për ne është materiali që sjellim në treg, ndaj kemi nevojë për klipe dhe

pjesëmarrjeKëtu kemi nëpër parasysh festivale.edhe këngënga Magjike “Fillimi 2014,i ri”, që te është Kënpëlqyer shumë deri tani.

- Kanë qarkulluar thashetheme se ju përpiqeni të imitoni grupe të tjera muzikore. Si u përgjigjeni atyre?

- Duhet të jenë shumë pak, nga fakti që s’na kanë ardhur akoma në vesh të tilla thashetheme. Ne, thjesht, mundohemi të jemi origjinale në muzikën që bëjmë.

- Kujt keni dashur t’i ngjani gjithmonë, që në fillimet e tuaja?

- Gjithmonë na ka pëlqyer të jemi origjinalë, por pa dyshim, kemi idhuj në muzikën botërore, artistë të vërtetë dhe të kompletuar.

- Cili është sekreti që Revoltklan është kaq kompakt?

- Sepse secili bën punët e veta duke plotësuar atë që quhet një skuadër apo një grup muzikor.

- Si është të punosh me këngëtare të niveleve europiane si Alisia?

- Është një kënaqësi e veçantë, pasi Alisia ka një zë fantastik dhe live, ajo është e krahasueshme me këngëtarë botërorë. Për më shumë se 2 vjet, bashkëpunon me ne për materialet e saj dhe çdo material i dalë nga RevoltMusic është kthyer në një hit në

Bullgari,por edhe sidomos nga nga shumëAlisia, këngëtarë të tjerë, duke bërë që Revoltmusic të jetë një prej studiove më të njohura atje.

- Po punoni ndërkohë për ndonjë këngë tjetër?

- Po punojmë për një balade RnB si dhe një bashkëpunim me Silvio Carrano, një prej DJ-ve më të paguar në Itali.

- Kush ju frymëzon për të krijuar këtë lloj muzike?

- Shpesh, situata që kalojmë, përditshmëria, vështirësitë e jetës, nevoja për një fillim të ri, besimi që ëndrra vazhdon...

- Cili vend besoni se është më i miri për artistët?

- Çdo vend ka avantazhet e veta. Ndoshta kushtet monetare janë më të mira jashtë, por nuk ka si duartrokitjet e brohoritjet në gjuhën tënde; ato s’kanë të paguar!

- A besoni se suksesi e fama i prish artistët?

- Jo, nëse rri me këmbë në tokë dhe je vetvetja. Këtë e kemi shprehur edhe në një prej vargjeve të këngës konkurruese te Kënga Magjike, “Fillim i ri”.

- A është e vërtetë që artistët bien lehtë pre e abuzimeve të ndryshme me alkoolin apo drogën?

- Po, kështu sikur thonë, por ne nuk i praktikojmë këto lloj “sportesh”... Ia dalim të krijojmë edhe pa to.

- A mund ta shmangin artistët rrezikun e rënies?

- Kjo, varet nga artisti.

- Çfarë ka të veçantë muzika shqiptare nga të tjerat ku keni eksploruar ju?

- Është shqip! Nuk ka më bukur se gjuha jote!

- Do vazhdoni me këngë anglisht apo do këndoni edhe shqip, si te Kënga Magjike?

- Do të ketë shumë këngë në shqip, por edhe anglisht do vazhdojmë të eksperimentojmë.

- Nëse do të dilnit nga ky stil, nuk do të ndiheshit vetvetja?

- Në grup, mendojmë se i kemi dy elemente, si rep dhe vokal, ndaj mund të eksperimentojmë pa dalë nga vetja në çdo stil.

- Për kë jeni xheloz ju dhe kush është xheloz për ju, si në karrierë, ashtu edhe në jetë?

- Xhelozë nuk jemi për asnjeri, por na bëhet qejfi kur shofim edhe artistë të tjerë që çajnë në tregje të huaja. Le t’i tregojmë botës se, së bashku, shqiptarët ia dalin! Për këtë u bëjmë thirrje të gjithë këngëtarëve shqiptarë të na kontaktojnë. Jemi të hapur t’i ndihmojmë si në muzikë, ashtu edhe në lançim nëpërmjet labelave të huaj, me të cilët u bë kohë që ne punojmë.

- Mbeti ndonjë gjë pa thënë?

- Po... Faleminderit gazeta “Intervista”! Gjithmonë ke qenë pranë nesh në rrugëtimin e gjatë në muzikë, me intervista e lajme të ndryshme. Do mundohemi të jemi sa më aktivë me materiale të reja dhe një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që na përkrahin dhe ata që na kritikojnë. Much Love Revolt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.