Çiljeta më lodh më pak!

...i Juxhin Kurti, fotografi shqiptar, që lidhi kontratë me Bvlgari!

Intervista - - FAQE 1 -

Të paktë mund të jenë ata që nuk bien dakord se fotografia është ndër format më shprehëse të artit, ndaj edhe dëgjojmë shpesh të thuhet “Një foto vlen sa 1000 fjalë”. Sepse një foto mund të dëgjohet si muzikë, të shihet si një pikturë, të përkthehet si një poezi apo të shijohet si një film me metrazh të shkurtër, nga ku shikon të kalojnë një nga një, të gjitha pamjet e perceptuara nga truri, përgjatë rrjedhës së kohës. E kanë kuptuar këtë të gjithë ata që e njohin mirë këtë art, që shohin përtej një imazhi të fiksuar në fraksion të sekondës. Edhe pse shumë i ri, Juxhin Kurti është një prej tyre. Djali, qëkur ishte vetëm 14 vjeç, u bëri fotot e para miqve, për të vazhduar më pas me emra të skenës, si Ingrit Gjoni, Çiljeta, Anjeza Branka, Ami e të tjerë, shumë prej të cilëve e kanë tanimë fotografin e tyre të preferuar. Por jo vetëm ata… Për punën e Juxhinit është interesuar edhe marka e njohur Bulgari që pasi u njoh me talentin 19 vjeçar, zgjodhi ta ketë si fotografin zyrtar të projektit që po zhvillohet në Shqipëri. Dhe ky është vetëm stacioni i radhës për të, sepse eksperienca të tjera e presin. Edhe pse ka një shprehje që thotë: “Nëse fotoja nuk flet për veten, nuk dua t’ia di çfarë ka për të thënë fotografi”, në rastin e Juxhinit, fotot flasin gjuhën e artit dhe Juxhini është këtu për të na treguar pak nga arti i tij.

Alma Buci: - Juxhin, çfarë duhet të dimë nga një djalë i apasionuar pas fotografisë?

Juxhin Kurti: - Fotografia është pasioni im. Kam punuar shumë që kam arritur deri këtu dhe nuk ka lumturi më të

madhe sesa kur njerëzit besojnë në punën time.

- Çfarë e frymëzon dhe e ushqen pasionin tënd për fotografinë?

- Çdo gjë e bukur.

- Në ç’pikë e kuptove se fotografia ishte ajo që doje të bëje?

- Kam studiuar disa vite për pikturë në Pallatin e Pionerit, kam studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Në moshën 14 vjeçare, nisa të bëja fotot e para, si fillim, shoqërisë time, shoqeve, shokëve dhe këtu filloi dëshira e madhe për të vazhduar më tej.

- Si funksionon i gjithë procesi i një shërbimi fotografik, në rastin tënd? Prej nga vijnë idetë, kush të ndihmon për t’i realizuar siç duhet?

- Shumica e atyre që janë të interesuar për një set fotografik, më kontaktojnë në faqen time të Facebookut “Juxhin Kurti photographer”. Pasi vendoset që seti do të realizohet, lihet një takim për të vendosur gjithçka, që nga kush do realizohet make-up-i, koncepti i të gjithë setit, veshja dhe në fund, vendi ku do të zhvillohet seti. Unë frymëzohem shumë nga fotografët e huaj. Ndihma më vjen nga të gjitha palët, që nga personi që dëshiron të realizojë fotot e deri tek ai ose ajo që do të realizojë make-upin dhe dikush që do të merret me veshjet.

- Cila ka qenë fotografia jote e parë?

- Në qoftë se po flasim për foto me personazhe VIP ose më saktë, fotoja që më ka bërë të njohur në hapat e parë, ka qenë një foto për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.

- Cila pjesë e fotografim-

it është më e vështira për ty?

- Kur fotografohet në terrene të vështira.

- Si është të fotografosh veten?

- (Qesh) Unë e kam provuar t’i bëj foto vetes, ama rezultati nuk ishte ashtu siç e prisja. Gjithsesi, në fund, fotoja më mbaroi punë. (Buzëqesh)

- Po nëse do të të fotografonim shpirtin e personalitetin tënd, ç’imazh do të kishim?

- Një shpirt të pastër, ku do të kishte shumë dashuri për të bukurën. (Buzëqesh)

- Cilat janë incidentet që mund të ndodhin në këtë profesion dhe cilat kanë ndodhur realisht?

- Nuk më ka ndodhur ndonjë incident deri tani, por ndodh që mund të prishet aparati ose bateria mund të mbarojë shumë shpejt dhe janë këto raste që prishin shumë punë.

- Me një vështrim sa të përgjithshëm, aq edhe të detajuar, cila është fotoja e vitit për syrin tënd?

- Në qoftë se do të flas për fotot e mia, fotoja e preferuar e realizuar nga unë për këtë vit, është fotoja që i kam bërë njërës prej modeleve të mia, Ksela Lara, para disa muajsh. Këtë foto e ka pëlqyer dhe Stefano Gabbana nga Instagrami i tij zyrtar.

- A mund të bashkëjetojnë arti dhe komercialja?

- Në këto kohët e sotme, të dyja qëndrojnë shumë afër dhe bashkëveprojnë mirë me njëratjetrën.

- Cilin person në botë do të doje të fotografoje? Pse?

- Supermodelen amerikane, Chanel Iman. Është fytyra dhe trupi perfekt për fotot që dua unë.

- Më thuaj një personazh që nuk jeton më dhe që do të kishe dashur të fotografoje?

- Merilin Monro, për sen-

sualitetin që përcjell në foto.

- Janë më interesantë personazhet e njohur apo njerëzit e zakonshëm?

- Deri tani, shumica e punëve të mia përbëhet nga foto të personazheve publikë dhe mendoj se janë më interesantë sepse kërkojnë foto të cilat një njeriu të zakonshëm nuk do t’i shkonin në mendje.

- Çfarë e tundon një fotograf?

- E bukura.

- Çfarë e bën atë një fotograf të madh?

- Një foto e realizuar bukur dhe normalisht, pëlqimi i fotos nga shumë të tjerë.

- Çfarë do të thotë për ty

emri Fadil Berisha?

- Është idhull, lidhur me pasionin tim për fotografinë.

- Me çfarë po punon tani?

- Po punoj për një projekt gjigand që zhvillohet në Shqipëri nga brandi ndërkombëtar BVLGARI dhe Save The Children. Unë do të jem fotografi zyrtar i këtij projekti.

- Imazhi më i paqtë, qetësues...

- Buzëqeshja e një fëmije.

- Ai më i lodhshëm për

syrin?

- Një vend i ndotur me plehra.

- Çfarë do të përbënte një sfidë tani për ty?

- Të fotografoja për fushatën e një kompanie mode, siç mund të jetë Dolce Gabbana, Versace, Calvin Klein etj.

- Ku mund të të gjejnë të interesuarit, përveçse në faqen tënde në Facebook?

- Mund të më kontaktojnë në adresën time të emailit: Juxhi.kurti@live.com.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.