Pajtohen Ledri dhe Anxhela Martini!

Intervista - - FAQE 1 -

Pas gati dy vjet shkëputjeje, rikthimin e tij në muzikë, Ledri Vula vendosi ta bënte me këngën “100 probleme” dhe me një histori të re dashurie, atë me modelen Angela Martini. Flitej lart e poshtë se ata po e shijonin shumë lidhjen e tyre dhe se ishin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Kjo u tregua më së miri edhe në klipin “100 probleme”, ku aktorët kryesorë në klip ishin pikërisht ata të dy. Megjithatë, e gjithë kjo “magji” mes tyre u zbeh në shumë pak kohë, pasi ishin ata vetë që deklaruan se nuk kishte më asgjë mes tyre.

Ja që duket se çifti Ledri dhe Angela janë pajtuar sërish, duke qenë se i kanë bërë sërish follovv njëri-tjetrit në Instagram. Madje nuk janë mjaftuar vetëm me kaq, por kanë pëlqyer edhe fotot e postuara të njëri-tjetrit. Të jetë kjo një shenjë miqësie?! Vështirë ta besojmë, aty ku bëhen bashkë një modele si Angela dhe një këngëtar si Ledri...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.