Dafina Zeqiri, këngë për Beatrix Ramosaj

Intervista - - FAQE 1 -

E dinim që këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Beatrix Ramosaj kishin miqësi me njëra-tjetrën, edhe pse nuk takoheshin shpesh bashkë për shkak të largësisë. Tani duket se mikeshat do ta përforcojnë këtë miqësi edhe me një bashkëpunim në muzikë. Jo shumë vetë e dinë që Dafina Zeqiri, përveçse këndon, edhe shkruan vetë këngë, madje disa prej këngëve të saj ua ka realizuar vetë vijën melodike. Dhe këtë herë, Daffy ka vendosur të shkruajë një këngë për Beatrixin. Kënga është e zhanrit Dance hall dhe pritet të dalë në nëntor. Klipi i këngës do të xhirohet në Kosovë dhe Beatrixi është shumë entuziaste e optimiste për suksesin e këngës.

Dafina është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të suksesshme shqiptare, por edhe shumë altruiste, përderisa zgjedh të kontribuojë edhe në suksesin e kolegeve. Në rastin e Beatrix-it, Dafina e ka mbështetur gjithnjë talentin e saj dhe kjo është arsyeja pse merr përsipër të realizojë një këngë për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.