ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET -

EDI RAMA

Një intervistë për këtë ngjarje deshëm t’i merrnim edhe kryeministrit tonë Edi Rama, por nuk mundëm, se ai ishte në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, na pëlqeu qëndrimi që mbajti ai për këtë incident. Vetëm një gjë nuk kuptojmë: Pse duhet të jetë gjithnjë në pozicion mbrojtës diplomacia jonë? A nuk mund ta bënim ne të parët deklaratën për fishkëllimën e hymnit tonë kombëtar, për thirrjet antishqiptare, apo djegien e flamurit tonë në stadium? E di zoti Rama se si reagoi homologut i tij anglez, David Kameron në një rast të ngjashëm pasi serbët ushtruan dhunë mbi ekipin e të rinjve të Mbretërisë së Bashkuar? Të nesërmen pas ndeshjes, ai u shpreh se ishte “tmerruar nga skenat” dhe kërkoi që UEFA të vendosë “sanksione të ashpra” kundër Serbisë. A e shikoni si deklarohet kur tjetri të dhunon?! Ndërsa jemi të sigurtë, se, sikur serbët të mos kishin bërë notë proteste kundër flamurit, Kryeministri ynë e Ministria jonë e Jashtme, as nuk do të ishte kujtuar të protestonte, as kundër veprimeve raciste të serbëve e as kundër djegies së flamurit të Natos, si vend anëtar i së cilës jemi. Jemi dakord që të tregohemi modernë e europianë, por jo gjithnjë mbrojtja është pozicioni më i mirë. Se, ndodh që, kur luan vazhdimisht në mbrojtje, “ha” edhe gola, siç rrezikohemi të hamë ne nga UEFA... Ndofta kryemnistri ynë niset nga parimi i tij “zero probleme me fqinjët”, por serbët nuk janë më fqinjët tanë, zoti Rama. Ne, në Verilindje kufizohemi tashmë me Kosovën. Mos e harroni këtë, që të mos shkruani prapë në Facebook, siç shkruajtët këtë javë: “Krenar për Kuqezinjtë që, për sa pati futboll, fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët, që lanë nam botërisht me shfaqjen …”

MAJA KOÇIJANÇIÇ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.