Andresa gjen papagallin e humbur

Intervista - - JAVA VIP -

Braziliania shqiptare; kështu do ta quajmë Andresën që prej kohësh jeton në Shqipëri dhe është bërë më shqiptare se vetë shqiptarët, duke gjykuar nga lirshmëria dhe çiltërsia me të cilën sillet në ekran, por edhe në jetën e përditshme.

Vajza çokollatë, prej kohësh tashmë është bërë pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare”, krah Ardit Gjebreas, ku edhe është shfaqur e mërzitur të dielën që kaloi. Sepse ajo, vajza e qeshur dhe e dashur që shihni nga ekrani, kishte humbur papagallin e saj Mero, të cilin e kishte prej një viti e 6 muajsh. “Një pjesë e zemrës time ka fluturuar tutje”, shkruante ajo në faqen e saj në Facebook.

Gjatë kësaj kohe, ajo, por edhe miqtë e saj ishin vënë në lëvizje për ta kërkuar duke publikuar të dhënat e papagallit, emrin me të cilin përgjigjej, si dhe një numër telefoni ku mund të lajmëronin për çdo rast.

Pas ditësh heshtjeje, vetëm para pak ditësh, një djalë me emrin Klint Mane kishte shkruar se e kishte gjetur papagallin e Andresës dhe madje i kishte blerë edhe kafaz.

Ai e njoftoi Andresën dhe kjo e fundit vajti e mori menjëherë mikun e saj të vogël i cili qëkur i kishte fluturuar mbi shpatulla herën e fundit, nuk ishte kthyer më. Andresa kishte prem- tuar edhe një shpërblim për atë që e gjente dhe, në këtë rast, djali do t’i gëzohet njëherazi ndjenjës se ka bërë gjënë e duhur, si edhe një shpërblimi, por me siguri, asgjë nuk ka të krahasuar me mirënjohjen dhe gëzimin në sytë e Andresës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.