Majlinda Bregu, replikë vajzës së blogut…

Intervista - - JAVA VIP -

“Sikur të gjitha gratë t’u kushtonin gjinjve të tyre po atë vëmendje që kanë burrat për to, do jetonin më mirë”, ka qenë kjo frazë e thënë nga deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu me anë të së cilës ajo ka kërkuar të ndërgjegjësojë femrat mbi kontrollet që duhet të bëjnë për kancerin e gjirit. Por pikërisht kjo frazë ka qenë shkaku që vajza me emrin Gresa Hasa, autore e blogut “The Diary of Tirana”, ta shohë atë si një thirrje seksiste, duke thënë: “Rrjedhimisht, në mendësinë e zonjës Bregu, gratë e kësaj shoqërie duhet t’i duan gjinjtë dhe të kujdesen për to sikur funksioni primar dhe i domosdoshëm i tyre është të qenit lodra seksuale për bur- rat, edhe pse vetë gruaja s’mund të trajtohet ndryshe veçse si objekt seksual, me qëllimin e vetëm të të kënaqurit”.

Majlinda është vënë menjëherë në dijeni të këtij reagimi ironik ndaj saj dhe ka reaguar duke përdorur të njëjtën gjuhë, ironinë. Ajo e ka quajtur autoren e blogut një vajzë të vogël që, sikurse e bija e saj adoleshente, argë- tohet duke bërë selfie dhe nuk e ka mbushur moshën për të bërë mamografinë. Si rrjedhim, vajza nuk e njeh shqetësimin që kanë femrat mbi këtë sëmundje. Bregu ka kërkuar t’i shpjegojë autores së blogut, që deklarata e saj nuk ka qenë me natyrë seksiste, por edhe nuk e mbështet feminizmin ekstrem, që i sheh burrat si “gjinia që bart të keqen e të pandjeshëm”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.