Alehandro plagos Hoze Luisin dhe mëson se Rosario është e ëma

Intervista - - TELENOVELA -

Monserrati kërkon Alehandron, për t’u përpjekur ta bindë që të mos i bëjë gjë Hoze Luisit, por ai i përgjigjet se vetëm me jetë mund ta paguajnë të gjithë dëmin që i kanë bërë. Pedro i thotë Nadias se i jep leje për të shkuar me Viktorin, vetëm se dëshiron që ajo të mbesë shtatzënë sa më shpejt të jetë e mundur. Alehandro merr një mesazh në telefon, ku i kërkojnë të shkojë në shtëpinë e Monserratit, pasi ka diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë. Dimitrio përpiqet të bëjë dashuri me Jozefinën...

Rozario përballet me Marian dhe i thotë se ajo e ka helmuar Alehandron me fjalët e saj, por ajo e godet dhe e fyen duke i thënë se tashmë është ajo e zonja e shtëpisë dhe e përzë Rozarion. Dimitrio, i lodhur nga shantazhet e nënës së tij, ia bën të qartë se nuk do të bjerë pre e manipulimeve të saj dhe se, nëse ka nevojë për të holla, le t’i kërkojë vetë. Hoze Luisi i shkon në shtëpi Monserratit, e cila i tregon se Alehandroja po e kërkon për ta vrarë. Në atë moment, bie zilja dhe është pikërisht Alehandroja! Hoze Luisi dhe Alehandroja e sfidojnë njëri-tjetrin në duel... Ata përballen në plazh, ku Rosario e Monserrati përpiqen t’i ndalojnë, por më kot, sepse Alehandro arrin ta qëllojë Hoze Luisin. Alehandroja arrestohet.

Ndërsa Hoze Luisi është i shtruar në spital, në gjendje kome, vjen Ezekieli dhe i pëshpërit se Don Pedroja ka dhënë urdhër që ai të vdesë, por në momentin e fundit, në dhomë futen njerëz dhe ai nuk arrin dot ta vrasë. Alehandro i kërkon shokut të tij të kërkojë provën e atësisë së fëmijës së Monserratit. Rosario, me insisitimin e Monserratit, shkon në burg dhe i tregon Alehandros se ajo është e ëma. Ai nuk arrin dot ta besojë, por e thërret “nënë” dhe e përqafon. Ajo i lutet të kthehet me Monserratin, duke iu betuar se fëmija i Monsearritt është nipi i saj dhe fëmija i tij. Monserrati i merr me dorën e saj rezultatet e testeve të atësisë së fëmijës dhe ia çon Alehandros në burg. Analizat i hap Alehandroja dhe zbulon se fëmija është i tiji. Atëhere Monsearrati i thotë se ka ardhur momenti të firmosë letrat e divorcit sepse nuk ka për ta parë kurrë fëmijën e tij. Vjen Maria dhe e pyet Monsearritin se çfarë po bën aty. Kjo e fundit i kërkon ta shtyjë Alehandron të firmosë letrat e divorcit, sepse tashmë Alehandro është i saji.

Maria gëzohet nga këto fjalë, por gëzimi nuk do t’i zgjasë shumë sepse Alehandroja i thotë se duhet të dalë nga burgu sa më parë, pasi as që ka ndërmend të divorcohet nga Monsearrati dhe se nuk ka për të mjaftuar një jetë e tërë që t’i kërkojë asaj të falur...

Hoakini i shkon në burg Alehandros për t’i propozuar një marrëveshje; t’i japë të drejtën për të menaxhuar tokën e tij dhe do të fitojë lirinë. Hoakini i thotë Pedros se ka shumë mundësi që Alehandro të mos jetë djali i vetëm i Benhaminit dhe në këtë rast, ata mund të përfitojnë nga situata. Dimitrio dëgjon Amelian duke i folur Gracielës për faktin që ajo ka qenë dashnorja e Benhamin Almontes. Dimitrio nis t’i bërtasë së ëmës në sy të së motrës dhe hallës së tij se pse e ka tradhtuar babain e tij me Almonten. Karlota shokohet dhe e qëllon Gracielën, ndërsa Dimitrio thotë se tashmë e kupton se pse i ati nuk e ka dashur kurrë, sepse ai nuk është fëmija i tij, por i Benhamin Almontes! Graciela nis të qajë dhe as i pohon e as i mohon dyshimet e tij. Alehandro del nga burgu dhe shkon të takojë Hoze Luisin në spital, të cilin e pyet nëse ai dhe Monserrati kanë qenë të lidhur. Ai e siguron që jo.

Graciela ia bën të qartë Karlotës se zonjë e asaj shtëpie është ajo dhe se duhet të mbledhë rrobat e të ikë, nëse mendon se gjithë jetën do ta kritikojë pse ajo i ka tradhtuar të vëllain. Alehandroja shkon në shtëpinë e Monserratit dhe kur dëgjon se si e trajton Graciela Rosarion si shërbëtore, i thotë se duhet ta respektojë atë grua sepse ajo është nëna e tij. Graciela shokohet. Alehandroja shkon t’i kërkojë falje në gjunjë Monserratit dhe, duke qarë, i thotë se është penduar për të gjitha ato që i ka thënë. Monserrati i përgjigjet se nuk i interesojnë shumë ndjesat e tij dhe i thotë se nuk do ta falë asnjëherë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.